Capital T: Armiku sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik e as vëlla

  • A.P /
  • 10 July 2025 - 10:21
Capital T: Armiku sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik e as vëlla

Capital T, ka reaguar me shqetësim dhe zemërim pas raportimeve të fundit për një incident të rëndë në Aeroportin e Beogradit, ku disa qytetarë shqiptarë janë mbajtur me orë të tëra në kushte të rënda, teksa udhëtonin tranzit drejt Tiranës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Pamjet nga aeroporti, ku qytetarët shqiptarë shihen të ngujuar pa arsye të qartë në temperatura të larta, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta. Mes tyre ishte edhe reagimi i fortë i reperit Capital T.

Ai e rishpërndau videon në Instastory, duke shkruar: “Sa herë duhet me u djegë, sa plagë duhet me u hapë, që me kuptu se armiku, sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik, e as vëlla!”

Image

(Kosova Sot Online)