
Lexoni edhe:
Ja ku do të jetojnë Teuta Rugova me bashkëshortin
Arbana Osmani, po kalon pushime të qeta e plot dashuri në bregdetin grek së bashku me bashkëshortin, regjisorin Eduard Grishaj, dhe fëmijët e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në Instagram, Arbana ka ndarë një seri fotosh që reflektojnë harmoni dhe momente të veçanta familjare. Një nga imazhet që ka tërhequr më shumë vëmendje është ajo ku çifti shihet duke u puthur plot ndjenjë në një shezlong buzë detit, duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë dhe romantike që i bashkon.
Ja ku do të jetojnë Teuta Rugova me bashkëshortinLexoni edhe:
Në një tjetër fotografi, familja shfaqet në një varkë, të buzëqeshur dhe të relaksuar nën rrezet e diellit. Arbana dhe Eduardi kanë ndarë gjithashtu një selfie romantike pranë bregut, me perëndimin e diellit si sfond.
Moderatorja ka publikuar edhe një imazh të veçantë ku shfaqet e vetme me një fustan të bardhë plazhi dhe një kapelë elegante, duke reflektuar thjeshtësi dhe stil veror.
Pushimet e çiftit janë kthyer në një galeri momentesh të ëmbla, ku dashuria dhe familja janë në qendër.
(Kosova Sot Online)