Paralajmërohet padi ndaj G-Banit pas deklaratës së tij që u konsiderua fyese ndaj qytetarëve të Kosovës

  • A.P /
  • 05 August 2025 - 12:35
Paralajmërohet padi ndaj G-Banit pas deklaratës së tij që u konsiderua fyese ndaj qytetarëve të Kosovës

Ish-banori i Big Brother, G-Bani, është përjashtuar nga festivali “Muaji i Mërgatës” që mbahet në Drenas, pas një deklarate të tij në TikTok që u konsiderua fyese ndaj qytetarëve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Deklarata shkaktoi një valë reagimesh në rrjete sociale duke bërë që organizatorët e festivalit të anulojnë pjesëmarrjen e tij.

Avokati i festivalit Gent Gjini ka bërë të ditur se po shqyrtohet ndërmarrja e veprimeve ligjore ndaj G Banit.

Image

(Kosova Sot Online)