Ja cila këngë e Dua Lipës tejkalon shifrën e një miliard klikimeve

  • A.P /
  • 21 August 2025 - 14:05
Ja cila këngë e Dua Lipës tejkalon shifrën e një miliard klikimeve

Hiti i Dua Lipa-s, “Levitating”, vazhdon të ngjitet në majat e suksesit. Videoja ka kaluar tashmë shifrën e një miliard shikimeve në YouTube, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ky është klipi i tretë i artistes me origjinë shqiptare që arrin këtë sukses, pas “New Rules” (2017) dhe “No Lie”. E veshur me një fustan blu me shkëlqim në përputhje me vargjet “Glitter in my eye, shining just the way you like”, Dua dhe miqtë e saj vallëzojnë mbi ritmet e hitit.

Në video shfaqet edhe reperi DaBaby, me të cilin Lipa publikoi remiksin e këngës, duke e çuar atë deri në vendin e dytë të Billboard Hot 100 në vitin 2021. “Levitating”, pjesë e albumit Future Nostalgia (2020), u shndërrua në një nga këngët më përfaqësuese të atij viti.

Sipas të dhënave të 2025-ës, ky hit është renditur si kënga e nëntë më e madhe e shekullit në Hot 100, duke lënë pas super-suksese si “As It Was” e Harry Styles dhe “Circles” e Post Malone.


(Kosova Sot Online)