Aksident me fatalitet në Pejë, humb jetën vëllai i Gjestit

  • A.P /
  • 26 September 2025 - 15:36
Aksident me fatalitet në Pejë, humb jetën vëllai i Gjestit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Qungur të Pejës, ku një aksident trafiku ka rezultuar me fatalitet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Burime bëjnë me dije se rreth orës 14:00, Policia është njoftuar për një përplasje ndërmjet një veture dhe një katërçikleti.

 

Për pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar. Mjeku që ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre, i cili mësohet të jetë vëllai i Gjestit, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim urgjent në emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Aksidentin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.

 

(Kosova Sot Online)