Victoria Beckham ka thyer heshtjen rreth një prej 'mistereve' më të përfolura

  • A.P /
  • 10 October 2025 - 08:01
Victoria Beckham ka thyer heshtjen rreth një prej 'mistereve' më të përfolura

Victoria Beckham ka thyer më në fund heshtjen rreth një prej “mistereve” më të përfolura të jetës së saj publike: pse nuk buzëqesh kurrë në tapetin e kuq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në dokumentarin e saj të ri që prej 9 tetorit është në Netflix, ish-anëtarja e Spice Girls dhe tashmë stiliste e njohur, rrëfen me humor dhe sinqeritet të rrallë arsyet e këtij imazhi të ftohtë që e ka ndjekur për dekada.

 

“E kam kuptuar që kur buzëqesh nga ana e majtë, dukem mirë. Por nëse e bëj nga e djathta – dukem sikur jam e sëmurë! Prandaj po, unë buzëqesh, por nga brenda… thjesht askush nuk e sheh këtë,” thotë ajo duke shtuar: “Kjo është arsyeja pse dukem gjithmonë serioze.”

Victoria, sot 51 vjeçe, pranon se për vite u perceptua si “ajo gruaja e mjerë që nuk buzëqesh kurrë”. Ajo thotë se pjesërisht kjo vinte nga pasiguritë që e kanë ndjekur që në adoleshencë, kur nuk ndihej pjesë e askujt: “Kam qenë e ngacmuar, jo shumë shoqërore… doja me dëshpërim që njerëzit të më pranonin dhe të më donin.”

Dokumentari me tre pjesë ndjek jetën e saj nga Spice Girls, tek romanca me David Beckham, fëmijët, dhe rruga drejt suksesit në modë. Ndryshe nga dokumentari i Davidit, fokusin kryesor e ka Victoria, pa u ndalur në zërat për krizë në familje.

“Do të doja të kisha vetëbesimin për të buzëqeshur në tapetin e kuq, por thjesht nuk mundem,” pranon ajo.

Image

(Kosova Sot Online)