Xheneta e bën 'horë' Xuxin: Flet për intelekt a vet u mbyt tu sha njerëz e s'ka ditë as kush është Ismail Qemali

  • A.P /
  • 12 November 2025 - 08:15
Xheneta e bën 'horë' Xuxin: Flet për intelekt a vet u mbyt tu sha njerëz e s'ka ditë as kush është Ismail Qemali

Pas intervistës së dhënë nga ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Xuxi ku foli për raportet me ish-banorët dhe deklaroi se brenda shtëpisë nuk kishte shumë njerëz me të cilët mund të zhvillonte “biseda intelektuale”, ka ardhur edhe reagimi i ish-banores Xheneta Fetahu, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në një postim në rrjete sociale, Xheneta ka shpërthyer ndaj disa prej deklaratave të tij, duke e quajt “mosmirënjohës”.

 “S’po muj pa fol. Kur shoh njerëz mosmirënjohës, më vlon gjaku. Del e flet për ‘intelektin’ e Big Brother Shqipërisë, kur vet u mbyt tu sha njerëz e familje brenda Big Brother Kosovë…”, ka shkruar ajo, duke shtuar se disa persona harrojnë se janë trajtuar me respekt, pavarësisht sjelljeve që kanë pasur gjatë spektaklit.

Image


(Kosova Sot Online)