
Lexoni edhe:
Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras kapen mat
Nga yll televiziv në magnate modeje, Kim Kardashian vazhdon të ndërtojë një perandori ekonomike që po sfidon çdo pritshmëri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Marka e saj e veshjeve SKIMS, e themeluar vetëm disa vite më parë, ka arritur një vlerësim prej plot 5 miliardë dollarësh, duke u bërë një nga kompanitë më të suksesshme të modës së re amerikane.
Emily Ratajkowski dhe Romain Gavras kapen mat 
Lexoni edhe:
Sipas njoftimit të bërë nga vetë Kim Kardashian dhe bashkëthemeluesi i saj Jens Grede, SKIMS ka marrë një injeksion të ri kapitali prej 225 milionë dollarësh nga investitorë ndërkombëtarë.
Kjo e ka çuar vlerën e kompanisë në një nivel rekord, një miliard më shumë krahasuar me dy vite më parë, kur vlerësohej në rreth 4 miliardë dollarë.
Nga “reality star” në miliardere biznesi
Kim Kardashian, e njohur fillimisht për emisionin “Keeping Up With The Kardashians”, ka transformuar profilin e saj publik nga figurë televizive në një sipërmarrëse me ndikim global.
SKIMS, e cila nisi si një linjë veshjesh të brendshme dhe “shapewear”-i, është shndërruar në një markë ikonë të thjeshtësisë, rehatisë dhe përfshirjes – duke u dalluar për gamën e gjerë të madhësive dhe toneve të lëkurës që ofron.
“Ky është vetëm fillimi,” – deklaroi Kardashian pas njoftimit të rritjes së kapitalit. “Synimi ynë është që SKIMS të bëhet një markë botërore e modës që sfidon standardet tradicionale të bukurisë dhe rehatisë.”

(Kosova Sot Online)