Ja sa u pagua Jennifer Lopez pasi performoi në dasmën e një miliarderi

  • A.P /
  • 25 November 2025 - 14:04
Ja sa u pagua Jennifer Lopez pasi performoi në dasmën e një miliarderi

Këngëtarja amerikane Jennifer Lopez performoi në dasmën e një miliarderi në Indi fundjavën e kaluar, për të cilën ajo u pagua dy milionë dollarë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lopez performoi hitet e saj më të mëdha, të tilla si “Waiting for Tonight” dhe “Get Right”, dhe ndërroi disa kostume provokuese gjatë performancës.

 

Përveç këndimit të disa prej këngëve të saj më të famshme, Jennifer mbajti edhe një fjalim në skenë dhe ngriti dolli për të sapomartuarit Netri Manteni dhe Vamsi Gadiraju .

“Familjet tuaja qofshin të bashkuara në këtë ditë të bukur dhe Zoti na bekoftë të gjithëve”, tha ajo.

Netra është trashëgimtarja e Rama Raju Manetena , kryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të Ingenus Pharmaceuticals.

Burri i saj, Vamsi, është një sipërmarrës teknologjik, bashkëthemelues dhe drejtor teknologjik i platformës Superorder.

Image


(Kosova Sot Online)