Kjo këngëtare flitet se do të hyjë si banore në 'Big Brother Vip'

  • A.P /
  • 05 December 2025 - 12:02
Kjo këngëtare flitet se do të hyjë si banore në 'Big Brother Vip'

Në rrjet po qarkullon një listë “të supozuar” të banorëve të Big Brother VIP Albania 5, ku ndër emrat e përmendur ishte edhe ai i Ponit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Por këngëtarja ka reaguar menjëherë, duke hedhur poshtë çdo aludim me një deklaratë të drejtpërdrejtë në Instagram.

“Ky lajm nuk është i vërtetë!”, shkruan ajo, duke sqaruar se as nuk ka pranuar pjesëmarrje, e madje shprehet me humor se vetëm “po të ketë pranuar dikush tjetër në emrin tim”.

Poni shpjegon edhe arsyen pse një format si Big Brother nuk është për të: “Jam shumë e ndjeshme. Mendoj se është format për tipa më indiferent ndaj debateve, fyerjeve dhe sulmeve.”

Image


(Kosova Sot Online)