Unikkatil flet për herë të parë pas ndarjes nga jeta të vëllait

  • A.P /
  • 08 December 2025 - 09:28
Unikkatil flet për herë të parë pas ndarjes nga jeta të vëllait

Reperi i njohur shqiptar, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Unikkatil, ka publikuar një nga postimet e tij më personale dhe prekëse në rrjetet sociale, duke kujtuar vëllain e tij, Mentor Palokën, i cili ndërroi jetë disa muaj më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

 

Që nga humbja e papritur, reperi ka qëndruar larg vëmendjes së mediave dhe rrjeteve sociale, duke preferuar të përballet me dhimbjen dhe mungesën që ndjen në heshtje. Shumë pak informacione janë ndarë mbi ndjenjat e tij pas tragjedisë, duke e bërë këtë postim të sotëm një nga momentet më të rralla ku ai hap zemrën për publikun.

Në postimin e tij në Instagram, Unikkatil ndan një fotografi ku shfaqet pranë vëllait të tij, shoqëruar me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Disa plagë nuk shërohen kurrë”. Kjo frazë tregon qartë se dhimbja për humbjen e Mentor Palokës është ende e thellë dhe se koha nuk ka arritur ta zbusë mungesën që ka lënë vdekja e tij.

Image

(Kosova Sot Online)