Adelina Ismaili ka festuar ditëlindjen më në formë se asnjëherë

  • 15 December 2025 - 08:00
Adelina Ismaili ka festuar ditëlindjen më në formë se asnjëherë

Artistja e njohur  Adelina Ismaili, një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare, sot feston 46-vjetorin e lindjes, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lindur më 14 dhjetor 1979, Adelina ka mbetur një figurë e rëndësishme në skenën muzikore dhe një inspirim për shumë gjenerata.

 

Përveç karrierës së saj të jashtëzakonshme, Adelina ruan një pamje të freskët dhe plot energji, duke vazhduar të magjepsë publikun shqiptar. Aktualisht, ajo është një nga anëtaret e jurisë së spektaklit shumë të ndjekur "Albania's Got Talent" në Vizion Plus, ku personaliteti i saj karizmatik dhe profesionalizmi kanë fituar zemrat e audiencës.

Adelina dhe bashkëshorti i saj, Vali, janë prindër të një djali të mrekullueshëm, Uliksit, i cili është 8 vjeç. N

Adelina Ismaili vazhdon të shijojë suksesin e saj të vazhdueshëm dhe të mbetet një figurë inspiruese për fansat e saj të shumtë. Dita e saj e lindjes është një tjetër moment për të kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm që ajo ka dhënë për muzikën dhe artin shqiptar.


(Kosova Sot Online)