
Lexoni edhe:
Bebe Rexha lajmërohet nga Berlini
Pas fjalëve të Mirit ndaj Mateos në Big Brother VIP Albania, familjarët e këtij të fundit kanë dalë me një reagim publik ku shprehin shqetësimin e tyre, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Sipas tyre, shprehja “jashtë do merremi vesh” përbën një kërcënim jo vetëm për Mateon, por edhe për familjarët e tij.
Bebe Rexha lajmërohet nga Berlini
Lexoni edhe:
Ata theksojnë se, edhe pse programi ka debate dhe emocione të forta, disa kufij nuk duhet të tejkalohen.
Familjarët kërkojnë që të ruhet respekti dhe siguria e çdo banori, të mos normalizohen deklaratat kërcënuese dhe të jepet një shembull pozitiv për publikun.
Reagimi i tyre synon të tërheqë vëmendjen dhe përgjegjësinë ndaj situatave të tilla, pa krijuar konflikt.
Postimi i plotë:
⚠️ VËMENDJE PUBLIKE
Po ndajmë këtë reagim publikisht për të sjellë në vëmendje një situatë që na ka shqetësuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother.
Gjatë një momenti brenda shtëpisë, banori Miri i është drejtuar Mateos me shprehjen “jashtë do merremi vesh”, duke e pranuar më pas edhe vetë që kjo ishte një kërcënim, jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj familjarëve të tij.
E kuptojmë që formati përfshin emocione të forta, debate dhe tension, por besojmë që disa kufij nuk duhet të tejkalohen.
Si familjarë të Mateos, ndjemë të nevojshme ta ndajmë këtë shqetësim publikisht dhe të kërkojmë që situata të trajtohet me seriozitet dhe kujdes.
Për ne është e rëndësishme që:
* Të ruhet respekti dhe siguria e çdo banori
* Të mos normalizohen deklarata që mund të interpretohen si kërcënuese
* Të përcillet një shembull pozitiv për publikun
Ky reagim nuk vjen për të krijuar konflikt, por për të kërkuar më shumë vëmendje dhe përgjegjësi ndaj situatave të tilla.
Faleminderit për mirëkuptimin!
(Kosova Sot Online)