
Lexoni edhe:
Mateo zbulon momentin më të vështirë në Big Brother Vip: Çfarë i bëra?
Selena Gomez dhe Demi Lovato kanë rikthyer vëmendjen e fansave në mbarë botën, pasi u shfaqën sërish bashkë publikisht pas një periudhe të gjatë distance, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Këngëtarja Selena Gomez udhëtoi drejt Orlando, Florida për të qenë e pranishme në natën hapëse të turneut të Demi Lovato, “It’s Not That Deep”, duke i dhënë mbështetjen e saj në një moment të rëndësishëm të karrierës. Ky ribashkim është konsideruar nga fansat si “ai që prisnin prej vitesh”, duke qenë se marrëdhënia mes dy artisteve ka kaluar nëpër faza të ndryshme ndër vite.
Mateo zbulon momentin më të vështirë në Big Brother Vip: Çfarë i bëra?
Lexoni edhe:
Selena dhe Demi njihen që në fëmijëri, kur të dyja ishin pjesë e programit “Barney & Friends”. Miqësia e tyre vazhdoi edhe gjatë viteve të famës në Disney Channel, ku shpesh shiheshin si një duo e pandashme në industrinë e muzikës dhe televizionit. Megjithatë, me kalimin e viteve, raporti i tyre pësoi krisje. Të dyja kanë folur herë pas here për distancimin, duke lënë të kuptohet se rrugët e tyre personale dhe profesionale i larguan. Demi Lovato ka qenë më e drejtpërdrejtë në disa intervista, duke thënë se nuk kishin më të njëjtën afërsi si dikur, ndërsa Selena ka zgjedhur të jetë më e rezervuar për këtë temë.
Pavarësisht kësaj, nuk ka pasur konflikte të hapura publike mes tyre, por më shumë një ftohje e natyrshme që u interpretua gjatë nga fansat. Shfaqja e fundit në Orlando duket se shënon një kapitull të ri. Prania e Selenës në një moment kaq të rëndësishëm për Demin tregon një afrimitet të ri mes tyre, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo është një rikthim i plotë i miqësisë së dikurshme. Për momentin, fansat janë të mjaftuar me këtë gjest të thjeshtë, por domethënës: dy yje që rikthehen pranë njëra-tjetrës, duke lënë pas të shkuarën.
Pas një periudhe të gjatë larg skenës, Demi Lovato ka vendosur të rikthehet fuqishëm përpara publikut. Artistja ka konfirmuar nisjen e turneut të saj të ri, “It’s Not That Deep”, i cili pritet të startojë në muajin prill. Lajmi u bë i ditur gjatë një eventi të mbajtur në 92NY në New York City. Këngëtarja u shpreh se kjo është një fazë shumë pozitive në jetën e saj, ku ndjen më shumë qetësi dhe lumturi se kurrë më parë, duke theksuar se kjo gjendje reflektohet edhe në muzikën që po sjell.

(Kosova Sot Online)