Dafina konfirmon shtatzëninë: Do ta bëj një ekip futbolli

  • A.P /
  • 16 May 2026 - 09:02
Dafina konfirmon shtatzëninë: Do ta bëj një ekip futbolli

Dafina Zeqiri ka konfirmuar se sërish është në pritje të ëmbël, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë koncertit të saj në Tiranë, Dafina shfrytëzoi rastin që të gëzojë fansat me lajmin emocionues.

 

“Ky është momenti më i bukur me ju tregu që Daskani ka me u bë vëlla i madh. Bashkë me Kreshnikun kemi me e bë një ekip futbolli” u shpreh ajo.

Lajmi u prit me brohorima dhe duartrokitje nga mijëra fansa që janë mbledhur në koncertin madhështor të këngëtares.

Image

(Kosova Sot Online)