Sinan Vllasaliu falënderon mjekët për përkujdesjen: Mirënjohës përherë

  • A.P /
  • 15 June 2026 - 08:04
Sinan Vllasaliu falënderon mjekët për përkujdesjen: Mirënjohës përherë

Artisti i mirënjohur shqiptar, Sinan Vllasaliu, u aksidentua pak ditë më parë me motor, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo ndodhi pak ditë para dasmës së këngëtares me famë botërore, Dua Lipës, ku edhe do të performonte.

 

Të njëjtit iu desh të kryente një ndërhyrje, teksa duket se gjithçka ka ecur mirë.Në një postim në rrjete sociale, ai ka shprehur mirënjohje për mjekët që janë përkujdesur për të.

Me shumë mirënjohje dhe falënderime të sinqerta për ekipin e mrekullueshëm të mjekëve dhe stafit që u kujdesën për mua gjatë operacionit tim.

Faleminderit për profesionalizmin, kujdesin dhe përkushtimin tuaj.

Falënderim i veçantë për:

* Dr. Qerim Kida,ortoped

* Dr. Agron Mahmuti,ortoped

* Dr. Betim Merdiu,anesteziolog

* Dr. Lavdim Berisha,ortoped

* Arben Qela,anestezist dhe

* Instrumentisten Mimoza

Mirënjohës përherë për gjithçka që keni bërë për mua.

(Kosova Sot Online)