
Lexoni edhe:
Mihrija kujton me nostalgji fëmijërinë: Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë
Këngëtarja e njohur Miranda Hashani ka folur hapur për ndryshimet që ka pësuar muzika shqiptare ndër vite, duke bërë një krahasim mes skenës muzikore të viteve ’90 dhe asaj të ditëve të sotme, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
E pyetur për zhvillimin e muzikës dhe faktin se dikur kishte më pak këngëtarë, por më shumë vlera, Hashani u shpreh se atëherë arti mbështetej nga institucione serioze kulturore, ndërsa sot, sipas saj, mungon përgjegjësia dhe kriteri.
Mihrija kujton me nostalgji fëmijërinë: Nuk do t’i harroj kurrë ato ditë
Lexoni edhe:
“Shumë e vërtetë, kemi qenë pak këngëtare, por shumë vlerë. Ashtu ishte, sepse kishte institucione e vatra të kulturës që mbi to kishte një përgjegjësi, ndërsa sot nuk i gjen dot, ndaj erdhi puna që kujt t’i kujtohet të këndojë. Për fat të keq u mbushëm me një antivlerë dhe u helmua ky popull me një muzikë që vlerën e ka të barabartë me zero”, deklaroi ajo.
Megjithatë, artistja shprehu optimizëm se muzika cilësore do të rikthehet në vendin që meriton, duke vlerësuar kolegët që vazhdojnë të ruajnë standardet artistike dhe publikun që mbështet këngën e mirë.
“Fat që është një pjesë e këngëtarëve që mundohen akoma ta ruajnë vlerën dhe një pjesë e publikut që na përqafon fort, duke na dhënë shpresë se së shpejti këngës sonë të bukur do t’i kthehet shkëlqimi”, përfundoi Miranda Hashani në një intervistë për gazetën "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online)