Kosova dhe Shqipëria nuk po i dalin hakut Luginës

  • 01 July 2016 - 09:54
Kosova dhe Shqipëria nuk po i dalin hakut Luginës

Përpjekjet e Preshevës, Mevdvegjës e Bujanocit për mbijetesë

Institucionet ndërkombëtare duhet alarmuar për mbrojtjen e etnikumit shqiptar nën Serbi

Historiani Fitim Rifati  ka thënë se pa hulumtuar në të gjitha arkivat botërore, sidomos të shteteve që kanë qenë të përfshira ose të interesuara për Luftën e UÇPMB-së, qarqet shkencore nuk mund të vlerësojnë se ia kanë arritur qëllimit apo jo për ndriçimin e plotë të kësaj ngjarjeje

Institucionet shtetërore të Kosovës, por edhe ato të Shqipërisë kanë bërë pak për të ndriçuar para opinionit ndërkombëtar të vërtetën e luftës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në fillim të shekullit të ri, shqiptarët e Luginës rrokën armët për të kërkuar të drejtat e tyre, kurse pas një rezistence të lavdishme të tyre, me ndërmjetësimin e ndërkombëtare u arrtit paqja. Por, kur po afrohet dekada e dytë e shekullit të ri, pozita e shqiptarëve atje sa vjen e rëndohet, ndërsa gjithë lufta dhe sakrifica e bërë nga Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc po vjen duke u zbehur. Presioni i shtuar i Serbisë po rrezikon seriozisht substancën kombëtare shqiptare në Luginë. Imazhi dhe jehona e luftës po harrohet gradualisht, jo pa fajin e institucioneve shtetërore dhe shkencore shqiptare, duke mos amnistuar këtu edhe vetë politikanët dhe intelektualët nga Lugina.

Harrohen problemet politike në këtë rajon

Krijuesi Arsim Halili ka thënë është bërë  shumë pak për të ndriçuar dhe treguar të vërtetën rreth lindjes dhe luftës që ka bërë UÇPMB-ja. “Kam përshtypjen se deri tani me luftën e UÇPMB–së   me shumë çka që lidhet rreth fatit të shqiptarëve në këtë pjesë të etnisë shqiptare, jo që janë marrë, por duket qartë se mungon interesimi edhe institucional edhe shkencor për të sjellë fakte të reja pse shqiptarët u detyruan t’i kapin armët, dhe ku është rezultati i saj sot”, ka thënë Halili, duke shtuar se në këtë drejtim pos ndonjë shkrimi gazetaresk, apo edhe ndonjë iniciative fare individuale të ndonjë krijuesi nga ky vend, nuk na del të ketë sjellë dikush rezultate të tjera. Sipas tij, Kosova Lindore si quhen ndryshe nga faktori shqiptar këto tri komuna, do të duhej të trajtoheshin nga institucionet shkencore historike, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë. Ai ka potencuar se ka disa çështje apo tema, të cilat do të duhej të trajtoheshin me kompetencë si: lindja e pluralizmit politik në Preshevë, efektet e para postkomuniste, referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992 në Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, efektet dhe defektet e saj në prizmin politik shqiptaro-serb, etj. “Pra, siç shihet do të duhej të merren seriozisht këto çështje, në qoftë se duam të  zbardhen arsyet dhe argumentohen ato para qarqeve jo vetëm shqiptare, por edhe gjetiu”, ka thënë Halili... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)