Inis Gjoni i ofron mbesës shansin të luajë në skenë mes aktorëve të famshëm

  • 31 October 2017 - 10:23
Inis Gjoni i ofron mbesës shansin të luajë në skenë mes aktorëve të famshëm

Inis Gjoni është kthyer sërish këtë sezon të ri teatror si regjisore me vënien në skenën e Teatrit Kombëtar të shfaqjes e saj të re, “Çifti i çuditshëm”. Në kastin e aktorëve të famshëm, si Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Besmir Bitraku, Vin Bejleri e Rozana Radi, është ngjitur në skenë edhe mbesa e Inisit, Anais Lika. Duket se karriera po i shkëlqen Annës, e cila pasi eksperiencës televizive si aktore e “Pa limit” sezonin e kaluar dhe pjesëmarrjes si kërcimtare në “Dance with me”, po e shohim edhe në skenë si aktore. Edhe pse ka pasur nga ata që e kanë komentuar përfshirjen e saj në këtë kast, duke e konsideruar një shans që ia ka dhënë Inisi nga dashuria për mbesën, Anna u shpreh gjatë spektaklit “Dance with me” se në fakt ajo është aktore dhe se ky është thjesht paragjykim.

Vepra “Çifti i çuditshëm” e Neil Simon ka në qendër dinamikën e marrëdhënieve njerëzore; familjen, divorcin, bashkëjetesën, miqësinë dhe shoqërinë, por jo vetëm kaq. “Kompromisi dhe toleranca janë bërthama drejt një rregullatori shoqëror, pa të cilën shoqëria jonë do të ishte shumë më tepër e ashpër sesa është”, shprehet regjisorja Inis Gjoni, e cila së bashku me artistët protagonistë rrëfen më tepër rreth realizimit të kësaj shfaqjeje.

Image

Protagonistët e “Çiftit të çuditshëm” janë Romir Zalla dhe Gentian Zenelaj. Zalla tregon se gjëja më interesante e komedisë, të cilën e ka kuptuar pas provave gjenerale, është që në këtë komedi publiku mund të shikojë jetën e një burri pasi divorcohet. Çfarë ndodh me të realisht? “Nëse gratë e marrin jetën ndryshe nga burrat pasi divorcohen, duke e nisur nga fillimi, pavarë- sisht se vuajnë shumë, duhet të shihni se çfarë ndodh me një burrë”, thotë ai. “Çifti i çuditshëm” është një nga komeditë më të famshme amerikane të 50.

Image

 

(Kosova Sot)