Aktorët e famshëm që filluan karrierën si statistë

  • 07 December 2017 - 16:07
Aktorët e famshëm që filluan karrierën si statistë

Asnjë aktor nuk është bërë i famshëm brenda natës. Edhe pse ngritja në karrierë, në aktrim, apo jashtë tij, nuk bëhet gjithnjë vetëm me meritë, të gjithë aktorët, sado të famshëm që mund të jenë tani, ia kanë filluar dikur nga zeroja.

Sylvester Stallone

Image

Në vitin 1971, Sylvester Stallone ishte një aktor i panjohur. Sapo e kishin përzënë nga apartamenti dhe kishte mbetur në sokak. Për tri javë kishte fjetur në stacion të autobusëve, në Nju Jork. Punë as për ilaç. Përpos disa roleve qesharake, "suksesi" i tij më i madh atëherë ishte angazhimi i tij në një film erotik, me titull "The Party at Kitty & Stud". Më pas u angazhua si statist në filmin e regjisorit Woody Allen, të quajtur "Bananas". Stallone luajti rolin e një plaçkitësi në metro. Vetëm katër vjet më vonë, ai bëri namin me rolin e Rocky Balboa-s. Ky rol e nxori atë nga fukarallëku.

Brad Pitt

Image

Sikur që është evidente nga kjo listë, njëra ndër rrugët më të lehta që të arrish deri te fama në aktrim, është që të fillosh si statist. Kështu filloi edhe, tani i famshmi, Brad Pitt. Kur Pitt filloi aktrimin në vitin 1987, gjatë tërë atij viti ai mori vetëm role të vogla, si dhe shumë role si statist, në prapavijën e filmave "No Way Out", "Hunk", "No Man's Land", si dhe "Less Than Zero". Një vit më vonë, ai pati fatin që, përfundimisht të paraqitej në role më të rëndësishme. Në vitin 1991 ai mori rolin e tij të parë të rëndësishëm në filmin "Thelma & Louise". Më pas rolet e mëdha filluan ta vërshonin atë.

Jean-Claude Van Damme

Image

 Në shumë mënyra, artet luftarake janë të ngjashme me vallëzimin. Sikur vallëzimi, praktikimi i arteve luftarake kërkon shumë punë dhe përkushtim, me qëllim të zotërimit të tij. Pa përmendur se, që të dy këto teknika fizike, kërkojnë një lloj tepër specifik të formës dhe lëvizjes, me qëllim të përsosjes së tyre. Kur të merren parasysh të gjitha këto gjëra, duket plotësisht me vend që superylli i filmave të aksionit dhe specialisti i karatesë, Jean-Claude Van Damme, bëri njërën ndër paraqitjet e tij më të hershme në film si valltar statist, në filmin 'breakdance","Breakin'". Do të duhej të kalonin edhe katër vjet më pas, që Jean-Claude Van Damme të arrinte ta merrte një rol të rëndësishëm në Hollivud, pasi që u paraqit në filmin "Bloodsport", në rolin e artistit të arteve luftarake, Frank Dux.

Channing Taum

Image

 Channing Tatum është një aktor super yll, që sjell fitime të mëdha me rolet e tij. Ai ka luajtur në disa hite të "box office", duke përfshirë edhe filmat "21 Jump Street", "Step Up", "Magic Mike", "Dear John", "G.I. Joe: The Rise of Cobra" dhe është duke u përgatitur që të paraqitet edhe në një film tjetër, për të cilin pritet që do të jetë hit i madh,"Gambit", i cili pritet që të shfaqet në vitin 2019. Por, nuk ishin gjërat kaq të suksesshme për të gjithnjë. Sikur edhe çdo aktor tjetër, ai filloi me role të vogla në Hollivud, para se të merrej parasysh për ndonjë rol kryesor. Paraqitja e tij e parë para kamerave nuk ishte në një film, por në një video muzikore. Në vitin 2000, Tatum luajti si valltar në videon muzikore të këngës së Ricky Martin'it, "She Bangs."

Bruce Willis

Image

Bruce Willis pati një rrugë të gjatë, të çuditshme dhe interesante deri sa arriti famën dhe u fut në listën A të Hollivudit. Suksesin e parë e arriti me rolin në serinë e gjatë TV, komike, të viteve'80, "Moonlighting". Më pas, ai filloi që të luante filma të aksionit dhe, në fillim të viteve 1990, ai luajti në rolin kryesor në filmin "Die Hard". Por, para se të ishte dikush, ai filloi në një nën-zhanër të filmit, për të cilin kurrë nuk kemi dëgjuar, "courtroom drama", në filmin e vitit 1982 të Paul Newman-it,"The Verdict". Më pas, Newman dhe Willis u ribashkuan përsëri një dekadë më pas, duke u paraqitur në filmin e vitit 1994, "Nobody's Fool".

Jackie Chan

Image

Dy aktorët e sporteve luftarake që i vlerësojmë më së shumti pa dyshim se janë Bruce Lee dhe Jackie Chan. Që të dy këta njerëz janë (ishin) legjenda të vërteta të zanatit të tyre. Shumë pyeten se si do të dukej një film sikur këto dy legjenda të mos ishin në qendër të vëmendjes, duke mos ditur se ata, dikur, edhe e kishin bërë këtë gjë. Herët, në fillim të karrierës së Chan-it, ai ishte paraqitur disa herë si statist. Në filmin "Enter the Dragon", Chan luajti rolin e një statisti pa emër, të cilin Lee shumë shpejt e rrëzon në rruazë të shpinës. Në realitet, gjatë bërjes së këtij filmi, Lee pa dashje e goditi Chan-in përnjëmend. Lee filloi t'i kërkonte falje, por Chan nuk e bëri të madhe këtë punë, meqë pati rastin që të rrinte paksa me idhullin e tij të filmit.

(Kosova Sot)