Gjërat rreth Tom Cruise-it, të cilat ai nuk do të donte që ne t'i dinim - Kulturë - Kosova Sot
Gjërat rreth Tom Cruise-it, të cilat ai nuk do të donte që ne t

Gjërat rreth Tom Cruise-it, të cilat ai nuk do të donte që ne t'i dinim

Është i famshëm, i bukur, i pasur. Duket se ka arritur krejt çka mund të ëndërrojë një njeri të arrijë gjatë jetës. Por, edhe aktori Tom Cruise i ka sekretet e tij të vogla, që nuk do të donte t'i dinte kush.

Nuk mund të lexonte, edhe tani ka probleme

Edhe një multimilioner, si Tom Cruise, mund të vuajë nga disleksia, apo vështirësia për të lexuar. Derisa ishte i vogël, me gjasë ka qenë një torturë e madhe për të, që të ballafaqohej me këtë problem çdo ditë. Merret vesh se ai ende vazhdon që të ketë vështirësi në këtë drejtim edhe pse, në vitin 2003, ai deklaroi se kishte disa dekada që ishte shëruar nga disleksia, edhe atë falë librit rreth sajëntologjisë, të shkruar nga L. Ron Hubbard, "The Basic Study Manual".

Nuk është i mirëpritur në Paris

Meqë Tom është fytyra më e njohur publike e religjionit sajëntologji, a shpesh ftohet që të takohet me zyrtarë publikë të vendeve të tjera dhe të mbledhë fonde për këtë religjion. Por, ai më nuk është i mirëpritur që ta bëjë këtë gjë në Paris, meqë Franca nuk e njeh sajëntologjinë si religjion. L. Ron Hubbard dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj "kishe" janë akuzuar në këtë vend për mashtrim dhe për faktin se disa ish pjesëtarë të sajëntologjisë i kanë bindur që të bënin vetëvrasje. Mendohet se tentimi i Cruise-it që të takohet me presidentin e mëparshëm francez, Nicolas Sarkozy, me qëllim të përfitimit për sajëntologjinë, ka ndikuar që Parisi t'ia ndalojë atij qasjen.

Shpërndan materiale të sajëntologjisë në sheshxhirimet e filmave

 Sapo ta shihni aktorin Tom Cruise duke folur më shumë se 30 sekonda, dijeni se ai ka filluar që ta bëjë punën e misionarit të sajëntologjisë. Ai nuk heziton as që të shpërndajë materiale propagandistike të kësaj kuazi-feje.

Ka një miqësi të çuditshme me Dave Miscavige

 Me të vërtetë duhet të keni frikë nga David Miscavige, i cili e mori përsipër religjionin e sajëntologjisë në vitin 1986. Ai i ka meritat më të shumta të zhvillimit të kësaj feje, duke e shndërruar atë në një grup elitar miliarder. E, Tom Cruise ka një miqësi tepër të ngushtë me të. Duket se janë në pyetje interesat e përbashkëta.

Tom Cruise kundërshton psikologjinë dhe mjekësinë

Sajëntologët me të vërtetë e urrejnë psikologjinë, meqë atë e shohin si rivale. Ata pretendojnë se vetëm sajëntologjia është në gjendje që t'i kuptojë dhe t'i shpjegojë problemet njerëzore, duke ofruar zgjidhje për to. Sa herë që i jepet ndonjë rast publik, Tom Cruise e shfrytëzon atë për ta kritikuar psikologjinë.

(Kosova Sot)

23 orë e 5 minuta më parë
18/06/18