Rrëfimi për mjeshtrin, i cili shpiku shpirtin e shoubizit modern - Kulturë - Kosova Sot
Rrëfimi për mjeshtrin, i cili shpiku shpirtin e shoubizit modern

Rrëfimi për mjeshtrin, i cili shpiku shpirtin e shoubizit modern

KRITIKË E FILMIT 'THE GREATEST SHOWMAN'

"I tërë ky film muzikor rreth jetës së personalitetit P.T. Barnum del të jetë një sajesë që lëviz

"The Greatest Showman" është një film i mirë, muzikor, i një kohe të kaluar, që sjell rrëfimin rreth jetës së P.T. Barnum, pronarit të cirkut të famshëm të viteve 1800, rol që luhet me mjeshtëri të madhe nga aktori Hugh Jackman, i cili e paraqet Barnumin si mjeshtrin i cili shpiku shpirtin e shoubizit modern, duke marrë guximin që ta ndiqte ëndrrën e vet. Në të njëjtën kohë, filmi merr atraksionet famëkëqija të Barnumit - Tom Gishti, Djaloshin Qen, Njeriun me tatuazhe, Zonjën me mjekër - duke i bërë ata personazhe sikur me gjasë nuk kanë qenë në jetën e atëhershme, meqë ata thjesht, ishin 'përbindësha në cirk', në të shumtën e rasteve. Kjo ndoshta mund t'i falet këtij filmi, meqë "The Greatest Showman" qëllim kryesor e ka që t'ju argëtojë sa më shumë dhe sa më mirë, gjë që edhe e bën, me anë të një shpirti me të vërtetë romantik. Numrat (pikat) performohen sikur video-elektromagnetike të vallëzimit dhe të thuash se ato janë plot energji, nuk është se do të thoshe ndonjë rrenë. Ato janë sikur injeksione të gëzimit, drejt në zemër. Filmi, i bërë me performimet e mrekullueshme të Seamus McGarvey, fillon me një paraqitje spektakulare të Barnumit, me pallton e tij të gjatë të njohur, duke u dukur sikur një krijesë e pastër teatrore, sikur M.C. në "Cabaret". Dhe, përkundër asaj që filmi "The Greatest Showman" ofron një vizion shumë më miqësor ndaj familjes, ai e paraqet shpirtin e Bob Fosse në precizitetin e koreografisë së tij, si dhe në vizionin e tij të një cirku modest, por që e bartë idenë e madhe, se tërë bota është skenë. 

GUXIMI PREJ PREZANTUESI

Më pas filmi kthehet te vitet 1820, kur Phineas Taylor Barnum është vetëm një fëmijë (rol që luhet nga Ellis Rubin, i cili na kujton një Pete Townshend të ri dhe të uritur), që shkon nëpër shtëpitë e njerëzve të pasur bashkë me babanë e tij rrobaqepës dhe kur përjeton që ata dy të trajtoheshin si shërbëtorët më të ulët. Në shtëpinë snob të familjes Halletts (Frederic Lehne dhe Kathryn Meisle), Phineas takon vajzën e tyre, Charity (Skylar Dunn), dhe dueti pasues "A Million Dreams", me harmoninë e tij, e bën "The Greatest Showman" njërin prej atyre filmave ku çifti bien në dashuri derisa ende janë fëmijë, ku pafajësia e tyre na bën me dije se dashuria e tyre do të jetë e përjetshme. Phineas rritet për t'u bërë P.T. Barnum (Jackman), i cili i vardiset Charitys (Michelle Williams) përkundër pakënaqë- sisë së babait të saj. Kjo edhe ndikon te ai që të bëhej një "showman": Ai dëshiron që t'ia ofrojë Charity-s një jetë me të cilën ajo ishte mësuar dhe, derisa është duke e bërë një gjë të tillë, ta mundë babanë e saj në lojën e sajuar nga vetë ai. Barnum ia del disi që të jetojë në një zyrë Dickensiane dhe, pasi që kompania falimenton, ai nuk ka asgjë çka të humbë. Çifti tani i kanë dy vajza (Austyn Johnson dhe Cameron Seely) dhe Barnum, në fantazinë e tij, dëshiron që të bëjë diçka që askush nuk e kishte bërë më parë: ta shndërrojë jetën në një atraksion. Jackman e luan Barnumin ashtu që dëshiron që tërë bota të shohë atë që shohin sytë e tij dhe, jo vetëm. Kjo kërkonte nga Barnumi një guxim prej prezantuesi dhe të ishte paksa rrenacak. Duke dashur që ta merrte shpërblimin e majmë, Barnum mbledh 'përbindëshat' e tij: një njeri 300 kilesh, të cilin e prezanton si njeri 500 kilesh, duke ia vënë emrin Gjiganti irlandez (edhe pse ai, në fakt, është rus). Një fëmijë xhuxh, i njohur si Tom Gishti (Sam Humphrey), të cilin ai e vesh sikur Napoleonin mbi kalë dhe, natyrisht, 'përbindëshi' më i madh nga të gjithë: Lettie Lutz (Keala Settle), Zonja me Mjekër. Barnum i bindë këta njerëz të paditur që t'i bashkoheshin cirkut të tij, që gjendej në një ndërtesë në Menhetën. Barnum bazohet te ideja se njerëzit janë tuhafë, të lodhur dhe të tronditur, që kanë nevojë për diçka që t'i stimulojë në jetë. 

NUMRAT (PIKAT MUZIKORE) NË FILMIN "THE GREATEST SHOWMAN" E KANË NJË ZJARR VALLËZUES

Turma, thoshte ai, do ta kishte shansin që ta shihte njerëzillëkun e përbindëshave të tij, gjë që edhe ishte e vërtetë. Ai i nxirrte njerëzit e çuditshëm dhe të deformuar nga vendet ku ishin mbyllur, duke i detyruar të tjerët që të ballafaqoheshin me realitetin e tyre. Por, nuk mund të mos themi se ai ishte një eksploatues i madh edhe pse ai besonte se tërë këtë e bënte për të mirën e këtyre njerëzve të gjorë, gjë që duket se beson edhe filmi. Numrat (pikat muzikore) në filmin "The Greatest Showman", e kanë një zjarr vallëzues i cili ju përfshin, duke ua rikujtuar herë pas here shpirtin e vërtetë të "Moulin Rouge!". Barnum angazhon një djalosh të pasur, Phillip Caryle (Zac Efron), i cili shumë shpejt konsumohet nga dashuria e tij për artisten e zezë të trapezit Anne Wheeler (Zendaya), një pasion klandestin i cili arrin kulminacionin te pika muzikore "Rewrite the Stars". Efron dhe Zendaya kanë një 'kimi' të tmerrshme midis tyre. Ata kurrë nuk pushojnë së kërkuari njëri-tjetrin. Por, është syri shëtitës i Barnumit ai që udhëzon konfliktin e filmit. Gjatë një vizite te Mbretëresha Victoria, ai takon këngëtaren e famshme suedeze të operës Jenny Lind (Rebecca Ferguson), ku ajo menjëherë e bën Barnumin për vete. 

(Kosova Sot)

14 orë e 1 minuta më parë
24/10/18