Mjeshtri i muzikës që adhuron Rita Orën dhe Dua Lipën

  • 23 April 2018 - 15:38
Mjeshtri i muzikës që adhuron Rita Orën dhe Dua Lipën

PREFERENCAT MUZIKORE TË PETE WATERMANIT 

Mjeshtri i muzikës pop i viteve 1980, Pete Waterman, ka bërë me dije se nuk është adhurues i muzikës së yllit botëror, Ed Sheeran. Producenti muzikor, i cili gjatë viteve 1980 dhe 1990 dominonte top-listat me këngët e bëra për emrat e mëdhenj, si Kylie Minogue, Rick Astley and "Bananarama", thotë se 'nuk e kupton' suksesin global të këngëtarit të hitit "Thinking Out Loud".

Mjeshtri i muzikës

Tani 71 vjeçar, Waterman, i cili pritet që ta fillojë turneun e tij britanik, thotë se nuk do ta pranonte Sheeran-in në shtëpinë e tij muzikore. Dhe, nuk është vetëm Sheeran ai që është gjetur në cak të pakënaqë- sive të këtij mjeshtri të muzikës, i cili ka krijuar, midis tjerash edhe hitin e Donna Summer dhe Ivor Novello, "This Time I Know it's for Real". Ai thotë se George Ezra i pëlqen dhe s'i pëlqen. "Ed Sheeran bën këngë të mëdha, mos më keqkuptoni, por kjo është shumë pak krahasuar me disa këngëtarë të tjerë. Nga këngëtarët që më pëlqejnë janë Dua Lipa, Jessie Ware dhe Rita Ora; më pëlqejnë njerëzit që mund ta këndojnë një këngë të mrekullueshme, të vogël. Në emisionin tim në radio lëshoj 50% muzikë të re, por edhe hite të vjetra, meqë muzika e mirë nuk ka afat të skadimit".

I pëlqen turneu

Ai flet edhe për ringjalljen e muzikës së viteve 1980, duke përmendur këtu faktin se Rick Astley sapo ka pasur një turne botëror, një këngë e Kylies është në vendin e parë dhe "Bananarama" ka organizuar një turne, ku që tani janë shitur të gjitha biletat. Në lidhje me Simon Cowell-in, Pete thotë se ai është njeri i madh me të cilin ka shoqëri tani e një kohë të gjatë. "Simoni është Simon. Ai është ashtu sikur që duket. Ai është i mrekullueshëm"! Në lidhje me turneun e tij, ai thotë se i pëlqen pa masë kjo gjë. "Mendova se, në moshën time, ka ardhur koha që të dal në mesin e njerëzve dhe të argëtohem". 

(Kosova Sot)