Natalie Portman peshon rreth 60 milionë dollarë

  • 24 April 2018 - 23:54
Natalie Portman peshon rreth 60 milionë dollarë

PASURIA NETO E AKTORES SË FAMSHME

Mori shumë nominime dhe shpërblime të ndryshme, si 'Oscar', BAFTA, 'Globi i Artë', SAG etj.

Ndër laureatët e këtij çmimi gjatë viteve të kaluara ishin edhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg; aktori Michael Douglas; gjykatësja e Gjykatës supreme amerikane, Ruth Bader Ginsburg; kompozitori Itzhak Perlman dhe skulptori Anish Kapoor. mEdhe pse Natalie Portman është e njohur më shumë për nga karriera e suksesshme e aktrimit, ajo nuk ka hezituar asnjëherë që t'i bëjë të ditura pikëpamjet e saj politike. Aktorja e franshizës "Star Wars" së fundmi mori shumë lëvdata, por edhe kritika, në lidhje me vendimin e saj që ta anulonte udhëtimin për në Izrael, vendin e saj të lindjes, ku duhej ta merrte shpërblimin "Genesis". Vendimi i saj vjen pasi që konfliktet e reja midis ushtrisë izraelite dhe protestuesve palestinezë kanë ngjallur kritika nga e mbarë bota. Ky vendim i saj nuk iu ka pëlqyer aspak zyrtarëve izraelitë, ku një ministër i shtetit ka bërë thirrje që asaj t'i merret nënshtetësia izraelite. Por, kush është në fakt Natalie Portman? A pasqyron pasuria e saj karrierën e suksesshme në aktrim?

Kush është Natalie Portman?

Natalie Portman është një aktore e cila është paraqitur në filmat, si "Star Wars", "V for Vendetta", "Black Swan", në franshizën "Thor" dhe në shumë filma të tjerë, përgjatë viteve. Portman lindi në Jerusalem, më 9 qershor të vitit 1981. Kur ajo kishte vetëm tri vjet, u shpërngul me familje në SHBA. Filloi të merrej me aktrim që nga mosha e hershme, duke debutuar në film në vitin 1994 në filmin "Leon: The Professional". Mori shumë nominime dhe shpërblime të ndryshme, si Oskar, BAFTA, Globi i Artë, SAG, etj.

Sa është pasuria neto e Natalie Portmanit?

Mendohet se pasuria neto e aktores Natalie Portman është rreth 60 milionë dollarë, ku pjesën më të madhe të kësaj pasurie ajo e ka bërë nga aktrimi. 

Me kë është e martuar?

Burri i aktores Natalie Portman është koreografi dhe valltari francez, Benjamin Millepied. Ata janë martuar në gusht të vitit 2012 dhe kanë dy fëmijë, djalë e vajzë.

Karriera së fundmi

Në vitet e fundit, Natalie Portman është paraqitur në filmat, si "No Strings Attached" dhe "Thor" (në vitin 2011), "Thor: The Dark World" (2013) dhe në filmin biografik të Jacqueline Kennedy-s, "Jackie" (2016). Ajo u paraqit edhe në filmin e sivjetmë të fantazisë shkencore, "Annihilation".

Çka është çmimi "Genesis"?

Çmimin të cilin aktorja Natalie Portman refuzoi që të shkonte ta merrte në Izrael, që mban emrin "Genesis", u jepet çifutëve nga e mbarë bota, për arritje të jashtëzakonshme në veprimtarinë e tyre. Ky çmim filloi të jepej në vitin 2013 dhe jepet një herë në vit nga Fondacioni i Çmimit "Genesis" në një ceremoni, që mbahet në Jerusalem. Ndër laureatët e këtij çmimi gjatë viteve të kaluara ishin edhe ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Michael Bloomberg; aktori Michael Douglas; gjykatësja e Gjykatës supreme amerikane, Ruth Bader Ginsburg; kompozitori Itzhak Perlman dhe skulptori Anish Kapoor.

(Kosova Sot)