"Wall Street Journal": Ismail Kadareja, ndërgjegjja e popullit të tij

  • 20 June 2018 - 15:43
Artikulli i kritikut Sam Sack nis me këtë paragraf: "Në një ese të vitit 1985 mbi Eskilin, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, argumenton se gjëja më e vlefshme e grekëve të lashtë - madje më e rëndësishme se shpikja e filozofisë dhe e demokracisë - ishte ndjenja e tyre e "keqardhjes kolektive". Një thënie e guximshme, por kini parasysh që shekuj më parë grekët kishin zhvilluar një luftë të egër dhe të padenjë moralisht kundër Trojës. Një qytetërim më pak i zhvilluar do ta kishte fshirë atë periudhë të turpshme nga kujtesa e vet. Në vend të kësaj, grekët e bënë atë gurthemelin e letërsisë së tyre."Krimi u ekspozua nga të gjitha këndet prej vetë grekëve, pa ndonjë presion të ushtruar nga kombet e tjera", shkruan Kadare."Kjo ishte një ekzorcizëm i pashembullt, një akt tronditës, në të njëjtën kohë duke çliruar dhe emancipuar. Për herë të parë në historinë e njerëzimit, ndërgjegjja e një populli po kalonte me dëshirë një shqetësim të tillë".

(Kosova Sot)