Festivali “Ardhmëria” , i vetmi festival në viset shqiptare që i dedikohet ditës ndërkombëtare të paqes

  • 17 September 2018 - 15:02
Festivali “Ardhmëria” , i vetmi festival në viset shqiptare që i dedikohet ditës ndërkombëtare të paqes

Pak ditë para mbajtjes së festivalit “Ardhmëria” në Deçan që  tashmë është tradicional, kordinatorja e tij, mexosopranoja dhe profesoresha Besiana Mehmedi në një prononcim u shpreh se “Dita Ndërkombëtare e Paqes,është themeluar nga Kombet e Bashkuara, ku asambleja e përgjithshme e ka shpallur datën 21 shtator  si përkushtim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Personalitetet më të fuqishme botërore kanë mbajtur fjalimet e tyre dedikuar kësaj dite duke dhënë mesazhin e zgjërimit të paqes në botë me dëshirën që të gjithë popujt të ulin armët, të ndalin vrasjet dhe shkatërrime. Duke qenë fëmijët ata që transmetojnë në mënyrën më të fuqishme mesazhet e unifikimit ndërshtetëror dhe mbjellin paqen kudo në botë, në vitin 1954 fëmijë nga 60 shtete i dhuruan Organizatës së kombëve të bashkuara, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.Sigurisht dhe fëmijët në Koosvë e duan paqen.

Lufta e fundit në Kosovës, na mori 1392 fëmijë, një pjesë e madhe e të cilëve ishin nga Decani-zonë e cila më shumë se cdo vatër tjetër pësoi rrënime dhe humbje të pakompenzueshm, po ku  u zhvillua një rezistencë e lavdishme nga e cila rezultoi dhe liria që sot e gëzojmë.

Nisur nga kjo ide, artisti I gjithë shqiptarëve me origjinë nga Decani, Shkodran Tolaj, ngriti festivalin “Ardhmëria” në vitin 2014 duke qenë kështu I vetmi aktivitet kulturor në viset shqiptare që I dedikohet ditës së paqes në botë. “Ardhmëria” pas tre edicioneve të suksesshme si festival mbarëkombëtar për fëmijë, sivjet në edicionin e katërt përfshinë dhe të rinjët duke dashur që përmes tij të transmetohen mesazhet më kuptimplote të ardhmërisë së shqiptare.

“Ardhmëria” është urë komunikimi në mes fëmijëve dhe të riinjëve të trojeve tona. ‘Ardhmëria” sjell zërin e dëshmorëve të rënë, veteranëve të luftës, amanetin e baballarëve tanë,vuajtjet dhe sakrificën e nënave tona, dashurinë që falin fëmijët, pasionet dhe sfidat e të rinjëve. “Ardhmëria” është një botë plot ngjyra, profesionalizëm dhe shije” tha ajo.

Festivali “Ardhmëria” ka në garim 16 këngë të reja nga emrat më të shquar të kompozitorëve, tekstshkruesve, orkestruesve nga të gjitha viset shqiptare të cilat do të vlerësohen nga një juri profesionale në përbërje nga emrat e shquar të artit tonë. Tradicionalisht ndahet dhe cmimi “Nexhmije Pagarusha” për këngën që e përzgjedh vet ajo dhe “ Dervish Shaqa” për këngën më të bukur me elementet autoktone.

“Ardhmëria” tradicionalisht mbështetet nga Komuna e Decanit, Ministria e Kulturës,Sivjet mbështetet dhe nga “”Rio de janiero” dhe “Riovali place” në Decan, ndërkaq organizohet me shumë sukses nga shoqata për art dhe kulturë “Kult”-Ks”. Me 21 shtator ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Decan, premtohet se do të jetë një spektakël I vërtetë me një skenografi gjigande dhe krijimtari të bukur për fëmijë e të rinjë.

 

 

(Kosova Sot)