Publikohet paraqitja e re e shkurtër e filmit biografik për Neil Armstrong

  • 21 September 2018 - 15:28
Publikohet paraqitja e re e shkurtër e filmit biografik për Neil Armstrong
Është publikuar paraqitja e re e shkurtër e dramës biografike, "First Man", në të cilën Ryan Gosling luan rolin e Neil Armstrongut, njeriut të parë që ka shkelur në Hënë. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Damien Chazelle, i cili në vitin e kaluar e fitoi çmimin Oscar me "La La Land". Në projektin e ri, ai është përpjekur të tregojë se si është dukur një prej misioneve më të rrezikshme në histori të njerëzimit. Nderin për ta portretizuar legjendarin Armstrong, i cili eci në Hënë në vitin 1969, e ka Ryan Gosling, i cili po ashtu ka luajtur në filmin e Chazelle, "La La Land".

(Kosova Sot)