Bradley Cooper dhe Lady Gaga: Të dy e kemi ditur se po rrezikonim karrierat

  • 24 September 2018 - 08:27
Bradley Cooper dhe Lady Gaga: Të dy e kemi ditur se po rrezikonim karrierat
Personazhi i Gaga-s, Ally, si një gjeni e pazbuluar, e këndon këngën "La Vie en Rose"

Pak para se Cooper të ishte pjesë e filmit, ylli që ishte dashur të jetë bashkë-aktore në këtë film, bëhet fjalë për Beyoncé Knowles, kishte refuzuar rolin -dhe tani, regjisorit Eastwood iu desh të përgatitet për një ngjarje ndryshe derisa filmat e tjerë po prisnin në radhë

Në një natë prilli të vitit 2016, Bradley Cooper, aktor, ishte duke marrë pjesë në një mbrëmje bamirësie ku nikoqir ishte Sean Parker, miliarderi nga "Napster", në pronën e tij moderne afër Beverlli Hillsit. Ai ishte gati për një natë të lirë: pas një shpresës së nxehtë që e ka parë atë të dominuar për tre Oskarë në kaq shumë vite, sepse tre filmat e fundit të yllit "Hangover" kishin dështuar - e projekti i tij i fundit, ribërja e tretë e William Wellman me titull "A Star Is Born", thjesht nuk e shihte atë si lansim për të mirë. 

Një ikonë e zbehur e rokut
Pas një procesi dyvjeçar aspak të qëndrueshëm që kishte, në kohë të ndryshme, përfshiu edhe aktorët Russell Crowe, Will Smith, Leonardo DiCaprio, Christian Bale, Tom Cruise and Johnny Depp, Cooper ishte rreshtuar te regjisori fillestar, Clint Eastwood, për të aktruar rolin kryesor të mashkullit: një ikonë e zbehur e rokut, që më pas bie në dashuri me një femër të re, zëri i të cilës do të mund ta pushtonte botën. Por pak para se Cooper të ishte pjesë e filmit, ylli që ishte dashur të jetë bashkë-aktore në këtë film, bëhet fjalë për Beyoncé Knowles, kishte refuzuar rolin - dhe tani, regjisorit Eastwood iu desh të përgatitet për një ngjarje ndryshe derisa filmat e tjerë po prisnin në radhë. Cooper ka thënë për "Warner Bros" se do ta bënte vetë regjinë nëse ata do t'ia kishin lejuar një gjë të tillë, porse ata të studios e kishin ditur fare mirë se duhet përshtatja e duhur e aktorit dhe e aktores për të funksionuar - e zëri i duhur për të shitur momentin e ndriçimit është atëherë kur legjenda e venitur e kupton se ai porsa e ka dëgjuar të ardhmen. 

Befasia e ndejës, shkëlqimi i Lady Gaga-s
Më pas Cooper e dëgjoi veten e tij. Befasia e ndejës dhe akti i fundit i asaj nate ishte Stefani Germanotta, po ashtu e njohur si Lady Gaga, që ka shkëlqyer në skenë me këngën e Edith Piaf, me titull,"La Vie en Rose". Tash, duke u ulur në sallonin e mermertë dhe duke shikuar Bacino di San Marco, Cooper, 43 vjeç, ia kthen ndriçimin asaj natës me fat. "Kur ajo erdhi dhe filloi të këndonte, koha ndaloi", thotë ai. "E edhe gjatë ditës tjetër kam shkuar dhe e kam parë". Ai kthehet nga këngëtarja 32 vjeçe Gaga, ulur në një sofa pranë tij. "Nuk e di nëse ta kam thënë atëherë, por kam menduar, 'Ti do të jesh në film dhe kjo këngë është mënyra se si do të takoj'". Dy vite e gjysmë më pas, Cooper dhe Gaga janë te "Venice Film Festival", në mëngjesin pas premierës botërore të "A Star Is Born" - në të cilin personazhi i Gaga-s, Ally, si një gjeni e pazbuluar, e këndon këngën "La Vie en Rose", në një kafiteri me plot tym në të cilën personazhi i Cooper, me emrin Jackson Maine, e gjen veten të inspiruar. Ne jemi në katin e parë të "Ca' Giustinian", një vend nga shekulli i pesëmbëdhjetë që ka shërbyer si një hotel luksoz kur Wellman ka sjellë origjinalin "A Star Is Born" në Festivalin e Filmit në Venisë më 1937. Vendi është kaq i hatashëm saqë kur e kam takuar Cooper-in nuk e kam njohu: porsa ishte rruar dhe i veshur me një xhemper. E njëjta nuk mund të thuhet për bashkë-yllin e tij, që arrin në një fustan me ngjyrë të zezë dhe një palë taka transparente, me flokun e lidhur lart. Por ta lëmë veshjen nga anash, Gaga ("ose Stefani, si të doni) po shijon faktin si aktore e re, dhe flet rreth përvojave në bërjen e krejt filmit.

"Warner Bros" ishte në ankth për të gjetur aktoren e duhur
Për të dy, filmi kishte prezantuar një lloj bixhozi: për të, marrja e rolit kryesor që më parë ishte aktruar nga Janet Gaynor, Judy Garland dhe Barbra Streisand; për të, debutimi si regjisor me ribërjen e një klasikut. Dhe që të dy e dinin. "Ekzistojnë disa projekte të caktuara ku mund të shkosh, 'nuk kanë funksionuar, por është në rregull", thotë Cooper. "Dhe ka të tjera ku është si, 'Aktualisht, kjo nuk ishte në rregull dhe i kam bërë nja pesë hapa prapa'. Ky ishte një prej tyre. Nëse nuk funksiononte, që të dy e dinim se do të kishte ndikim në karrierat tona". "Gjërat kanë mundur të marrin një kënd të keq", pajtohet Gaga, e cila pos se kishte disa role të vogla, ky ishte roli i saj i parë i madh në ekranin e madh. "Nëse do ta mendoja atë si një korporatë", shpjegon Cooper, "do të kishte një takim të madh pasi kam përfunduar me filmin "American Sniper" - film ky që e kanë bërë me Eastwood në vitin 2014, dhe i cili ia kishte sjellë nominimin e tretë për Oskar. 'Disa njerëz kanë thënë se duhet ta bëja regjinë për ndonjë reklamë apo shfaqje televizive. "Warner Bros" ndërkohë ishte në ankth për të gjetur aktoren e duhur. E t'ju thosha për Gaga-n, Cooper kishte shkuar në shtëpinë e këngëtares në Malibu dhe kishte bërë një test përmes "iPhone": disa këngë duke kënduar së bashku. Videoja kishte funksionuar. Gaga ishte pjesë e filmit. 

(Kosova Sot)