Manjola Brahaj, fituese e çmimit të parë

  • 22 October 2018 - 18:07
Manjola Brahaj, fituese e çmimit të parë

Pardje në Gjakovë, në kuadër të Mitingut të 54-të të Poezisë, u ndanë çmimet për më të mirët e këtij edicioni. Poetja Manjola Brahaj mori çmimin e parë si poete debutuese në këtë ngjarje. Mitingu i Poezisë në Gjakovë organizohet nga Klubi Poetik "Gjon Nikollë Kazazi" dhe u mbajt në datat 18, 19 dhe 20 tetor 2018. Në këtë Miting punimet e tyre i lexuan poetët shqiptarë dhe kështu vazhduan traditën e këtij Mitingu tradicional, i cili mbledh poetë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare.

 

(Kosova Sot)