Si e la Trejo botën e krimit për t'u bërë aktori i famshëm?

  • 06 November 2018 - 08:46
Si e la Trejo botën e krimit për t'u bërë aktori i famshëm?

Si 12 vjeç kishte provuar heroinën

Ai solli kërcënimin, kaosin dhe hanxharët kudo, nga "Breaking Bad" deri te "Three-Headed Shark Attack". Ja kush është Danny Trejo, ish-i dënuari, i cili trasoi rrugën drejt karrierës në film 

Danny Trejo i ka 74 vjet, por kurrë nuk kishte menduar se do të jetonte kaq gjatë. "Bile, nuk mendoja se do të mbijetoja vitet 1960", thotë aktori me një zë të thellë. "Kisha zgjedhur një mostër të gabueshme, një shembull të gabueshëm për ta ndjekur", shpjegon ai, duke treguar sesi, kur kishte vetëm 12 vjet, kishte provuar heroinën dhe kishte hyrë në botën e krimit. "Mundohesha të bëhesha si xhaxhi im, i cili ishte i varur nga droga dhe bënte plaçkitje të armatosura. Mua ai më dukej sikur njeriu më i madh në botë". Trejo përfundoi në burgun shtetëror në Kaliforni. Por, në vitin 1968 ndodhi diçka që do t'ia ndryshonte jetën. Aktori, i cili kishte luajtur kudo, duke filluar nga "Machete" deri te "Spy Kids", ishte përfshirë në një grindje burgu dhe kishte gjuajtur gardianin me gurë. "Më çuan në izolim", thotë ai. "Unë dhe dy të burgosur të tjerë mendonim se do të na dënonin me vdekje". Filloi të merrte role të mëdha, falë zërit të tij të çjerrë Trejo doli me një plan të mrekullueshëm. "Bëra një marrëveshje me Zotin. I thashë më li që të vdes me dinjitet. Nëse më lë, do ta them emrin tënd çdo ditë dhe do të bëj çkado që të mundem për të afërmit. Nuk doja që të më dënonin me vdekje, duke u çjerrë". Trejo nuk u akuzua për fillimin e rebelimit dhe, më pas, u lirua. Ai e mbajti fjalën. E la botën e krimit, i lutej Zotit çdo ditë dhe filloi që të punonte si këshilltar për droga. Në vitin 1985, ai u përfshi në skenën e filmit "Runaway Train", për t'iu ndihmuar disave me problemet me drogë. Skenaristi, edhe vetë një ish i dënuar, i quajtur Edward Bunker, e njohu Trejo-n meqë e kishte parë në burgun San Quentin dhe, duke e njohur reputacionin e tij si luftëtar, i kërkoi ndihmë në një skenë boksi. Dhe, kështu filloi hyrja e Trejo-s në botën e filmit, në botë të mbushur me drogë. "Ngjante të hyje në ndonjë kompani produksioni dhe të shihje vijat e drogës në tavolina", thotë ai."Të gjithë e përdornin atë". Trejo filloi të merrte role të mëdha, falë zërit të tij të çjerrë dhe paraqitjes 'maço'. "Gjatë pesë vjetëve të karrierës sime, luaja rolin e të burgosurit. Njerëzit më thonë se unë gjithmonë kam luajtur rolin e njeriut të keq nga Çikano, me tatuazhe, por, unë vet jam ai njeri i keq nga Çikano, me tatuazhe". I pëlqen që të punojë Trejo - i cili është subjekt i një dokumentari të ardhshëm, i cili mban titullin "Inmate Number One" - thotë se karriera e tij e aktrimit kishte filluar shumë kohë para se të dilte para kamerave."Trajnimi im filloi në burg: të qenit në oborrin e burgut, duke ditur se do të ketë rebelim dhe duke qenë i detyruar ta mbash një qëndrim të ashpër, kur rrezikon se do ta bësh në pantallona. Në burg ka dy lloje njerëzish: grabitqarët dhe viktimat. Çdo mëngjes duhet të vendosësh se cilin rol do ta luash". Trejo tani mund të mos jetë më përdorues i drogës, por ai ende është i varur nga një gjë. "Më pëlqen që të punoj", thotë ai, edhe pse ai ka ardhur deri te ky përfundim për shkak se 'krimi nuk shpaguhet'. "Kur njerëzit më thonë nuk më pëlqeu ai filmi yt, është film i keq, unë iu them se nuk ekziston një gjë që mund të quhet film i keq. Ai film, për të cilin e keni fjalën, ndihmoi në ushqyerjen e 80 familjeve. Ia siguroi ndonjë fëmije biçikletën për Kërshëndella, ia siguroi pagesën e fakultetit një fëmije tjetër". KOSOVA SOT E MARTË, 6 NËNTOR 2018 www.kosova-sot.info 23 "Bëra një marrëveshje me Zotin. I thashë, më li që të vdes me dinjitet. Nëse më lë, do ta them emrin tënd çdo ditë dhe do të bëj çkado që të mundem për të afërmit. Nuk doja që të më dënonin me vdekje, duke u çjerrë", thekson Trejo AKTORËT IA DALIN QË TË MARRIN SASI MARRAMENDËSE PARASH PËR ROLET E TYRE Një seri tradicionale mesatarisht ka 22 episode për sezon Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston pritet që të marrin nga 1.1 milion dollarë për episod, të një serie të re të bërë nga "Apple TV", e cila do të zhvillohet rreth një programi të mëngjesit, bën me dije "Variety" Aktorët kulmorë, sikur që janë Reese Witherspoon, Julia Roberts dhe Javier Bardem, sipas një raporti të ri, janë duke i mbushur xhepat me të madhe nga shërbimet "streaming". Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston pritet që të marrin nga 1.1 milion dollarë për episod, të një serie të re të bërë nga "Apple TV", e cila do të zhvillohet rreth një programi të mëngjesit, bën me dije "Variety". Në ndërkohë, pritet që Javier Barem të marrë 1.2 milion dollarë për episod të një ministrie TV, të bërë nga "Amazon" dhe "Amblin" rreth eksploruesit nga shekulli XVI, Hernán Cortés. Julia Roberts merr pagë të majme për një episod 600.000 dollarë Julia Roberts po ashtu merr pagë të majme për një episod (600.000 dollarë), por kjo pagë disi duket e zbehtë krahasuar me ato të aktorëve të mëparshëm. Këtë pagë ajo e merr për serinë e "Amazon"-it, me titull 'Homecoming.' Raporti i bërë nga "Variety" ekzaminon se si shërbimet e 'streamingut', sikur "Amazon", "Apple", "Netflix", "AT&T" dhe "Disney" janë duke përdorë buxhetet e tyre enorme për t'i joshur aktorët e njohur që të luajnë në seritë e tyre TV. Dhe, nuk janë në pyetje vetëm rrogat e mëdha për aktrim. Aniston, Witherspoon, Bardem dhe Roberts, që të gjithë këta luajnë edhe rolin e producentit ekzekutiv të projekteve të tyre, ku fitimet e tyre vetëm sa vijnë e rriten. Emrat më të vegjël, sikur që është Rel Howery, të cilët marrin vetëm rreth 75,000 dollarë për episod, po ashtu angazhohen edhe si producentë ekzekutivë, apo bashkautor të serive, me qëllim që t'iu ofrohet mundësia pë fitime më të mëdha. Yjet tregojnë fleksibilitet edhe kur punojnë në sezone më të vogla Por, një burim bën me dije se, me rritjen e buxheteve, rriten edhe kostot. Dawn Steinberg, zyrtar në "Sony Pictures Television", thotë se buxhetet janë rritur me qëllim që të bëhen filma sa më të mirë të mundshëm, më të mirë sesa të konkurrencës. 'Ne iu themi agjentëve të aktorëve: 'Nëse klientin tuaj e paguajmë kaq e kaq, atëherë do të kemi më pak para që atë ta rrethojmë me aktorë me të vërtetë të talentuar", thotë Steinberg. Ajo shton se, "nëse xhironi në L.A. dhe një aktor dëshiron që të qëndrojë aty, duke krijuar familje dhe duke i dërguar fëmijët në shkollë aty, atëherë ata mund të paguhen më pak". Yjet po ashtu tregojnë fleksibilitet edhe kur punojnë në sezone më të vogla, deri në 10, apo vetëm 6 episode. Një seri tradicionale mesatarisht ka 22 episode për sezon. hallakatjes në rrugë, kur vartësia nga droga mund të ta humbë mendjen. "Në të gjitha kohët e mira, e gjej veten duke kërkuar ndryshime", këndojnë ata në refren, për të shtuar më pas, "Dhe, në kohë të mira kam frikë nga vetvetja". Këngë rreth reflektimit të brendshëm Këto fjalë janë tipike për vitin 2018. Ngjashëm me suksesin e këngës nga "The Greatest Showman", me titull "This Is Me", kjo është një këngë rreth reflektimit të brendshëm dhe vetë-realizimit. Por, për dallim nga "This Is Me", këtu nuk kemi të bëjmë me atë gjënë "unë kundër botës". Kjo është një këngë e cila nuk flet vetëm për ata që nuk kanë pasur një jetë gjithmonë të mirë, por edhe për ata që edhe nga brenda mund të mos ndihen mirë. Filmi "A Star Is Born" është për të rriturit Dy njerëz bashkohen në një periudhë të brishtësisë së theksuar dhe ia fillojnë lidhjes - "tani jemi larg nga cekëtina". Njëri fillon keqpërdorimin e drogave dhe alkoolit, derisa tjetri arrin famë globale. Zëri i Lady Gaga-s është i fuqishëm dhe mbresëlënës. Filmi "A Star Is Born" është për të rriturit. Derisa një jetë zbehet, tjetra ia fillon. Një njeri ka deklaruar, në lidhje me këngën "Shallow": "E kam dëgjuar aq shumë, sa që fillova të frikësohesha se do të sëmuresha". 

(Kosova Sot)