Shkurte Fejza për Jorgo Papingjin: Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve

  • A.P /
  • 22 March 2024 - 15:08
Shkurte Fejza për Jorgo Papingjin: Do të mbetesh përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve

Në moshën 81-vjeçare, ka ndërruar jetë , poeti dhe autori i një sërë këngëve, Jorgo Papingji, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një shkrimi në llogarinë e saj sociale, artistja e njohur Shkurte Fejza e ka kujtuar Papingjin duke theksuar se sa herë do ti dëgjoj këngët "Lutem për vendim tim" dhe "Paret zemër nuk t'i dua", do t'a kujtoj me pietet këtë fisnik të madh të poezisë shqipe.

"Unë sa herë do ti dëgjoj këngët "Lutem për vendim tim" dhe "Paret zemër nuk t'i dua do t'a kujtoj" me pietet këtë fisnik të madh të poezisë shqipe", ka shkruar Fejza ndër të tjera.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

Na iku në amshim edhe një artist, poeti më i mirë i teksteve të këngëve Jorgo Papingji.
Mjeshter i  vargut shqip do të mbetet përgjithmone në zemrat e shqipetarëve përmes këngëve tona. Unë saherë do ti dëgjoj këngët Lutem për vendim tim dhe Paret zemër nuk t'i dua do t'a kujtoj me pietet këtë fisnik të madh të poezisë shqipe.
Pusho i qetë në paqen e përjetshme o  Njeri i madh, shpirti dritë të pastë.

(Kosova Sot Online)