Besa Morina bëhet gati për t'iu rikthyer festivaleve

  • A.P /
  • 01 April 2024 - 17:07
Besa Morina bëhet gati për t'iu rikthyer festivaleve

Këngëtarja e njohur Besa Morina pas një pauze, ka vendosur t'i rikthehet skenës së festivaleve, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një intervistë të dhënë së fundi.

 

"Patjetër se po do të jem pjesëmarrëse e festivaleve. Unë edhe para ca viteve kam marr pjesë në festivale të ndryshme në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, ku edhe jam shpërblyer mirëpo se në cilin festival do të jem pjesemarrëse do e mbaj sekret", ka deklaruar Besa Morina.

Edhe pse nuk e ka deklaruar publikisht, Besen do ta shohim si konkurrente në Festivalin e këngës në RTK.

Image

(Kosova Sot Online)