Poroshenko e quan heroinë piloten e liruar

  • 25 May 2016 - 19:40
Poroshenko e quan heroinë piloten e liruar

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, pas arritjes së pilotes së liruar tha se ajo është heroinë e vendit.Pas arritjes në qytetin e Kievit, e rrethuar me gazetarë e politikanë, ajo kishte brohoritur “Jam e lirë”.

Vendimin për lirimin e pilotes, e kishte marrë presidenti rus, Vladimir Putin, pas takimit me të afërmit e gazetarëve rusë, të cilët i kishin kërkuar Putinit që të tregojë mëshirë për Sacvhenkon.

Ajo ishte dënuar me 22 vite burg për vrasjen e dy gazetarëve rusë në lindje të Ukrainës, por kjo akuzë ishte hedhur poshtë.

(Kosova Sot)