Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj

  • 27 May 2016 - 18:38
Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi edhe për tre muaj

Avokati Tomë Gashi bën të ditur se, sipas kërkesës së Prokurorit të Eulex-it, Gjyqtarja e Eulex-it sot me vendim të posaçëm, i ka vazhduar paraburgimin Azem Sylës dhe shtatë personave të tjerë.
Paraburgimi, siç njofton Gashi, do të zgjasë deri më 27 gusht të 2016-ës. Këtë vendim avokati Gashi e quan të panevojshëm ngase, sipas tij, hetimet do të vërtetojnë pafajësinë e tij.

Ky është njoftimi i Tomë Gashit në Facebook:

VAZHDOHET PARABURGIMI EDHE PËR 3 MUAJ NDAJ Z.AZEM SYLËS

Sipas kërkesë së Prokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it sot me vendim të posaçshëm i ka vazhduar z.Azem Sylës paraburgimin dhe 7 personave të tjerë.
Siç edhe kemi deklaruar më herët caktimi dhe vazhdimi i paraburgimit ndaj z.Azem Syla mund të konsiderohet vetëm si dënim i tij para se të mbahet gjykimi eventual.
Vazhdimi i paraburgimit deri më 27 gusht 2016 është krejtësisht i panevojshëm, ngase hetimet do të vërtetojnë pafajsinë e tij, këtë bindje e ka avokati i tij, ndërsa shumë shpejt do ta ketë edhe ekipi i avokatëve të tij, ngase besoj se në ekpin tim mbrojtës për z.Azem Sylën-Ish Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së do të bashkangjiten avokatët me renome botërore Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan.
Pas kësaj ekipi i avokatëve mbrojtës do të kompletohet dhe Prokuroria e Eulex-it do ta ketë më vështirë që të dokumentoj diçka që nuk ka ndodhur.
Z.Azem Syla kurr nuk ka qenë Gjyqtarë, nuk ka punuar në Kadastër dhe kushdo që e eventualisht e ka keqpërdorur emrin e tij duhet ti bartë pasojat juridike, e jo që për arsyje politike të mbahet në paraburgim z.Azem Syla dhe që për shkak të emrit të tij kjo lëndë e thjeshtë të konsiderohet e profilit të lartë.

 

(Kosova Sot)