Goditën punonjësin e policisë, arrestohen 3 persona

  • 28 May 2016 - 17:57
Goditën punonjësin e policisë, arrestohen 3 persona

Tre persona u vunë në pranga nga policia e Peqinit, me akuzën e kundërshtimit dhe goditjes së një punonjësi policie.

Xhaferr Tabaku, 39 vjeç; Viktor Tabaku, 36 vjeç; dhe Hysen Tabaku, 49 vjeç, të tre banues në fshatin Karthnek, Peqin janë konflikuar gjatë ditës së djeshme, për motive pronësie me 60 vjeçarin me inicialet I.T.

Gjatë këtij konflikti, ata kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësin e policisë N.P., 56 vjeç, inspektor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(Kosova Sot)