Bullgaria nesër e pasnesër pret elitën politike të Evropës Juglindore

  • 30 May 2016 - 10:00
Bullgaria nesër e pasnesër pret elitën politike të Evropës Juglindore

Më 31 maj – 1 qershor në Sofje do të takohen presidentë dhe ministra të punëve të jashtme të vendeve të Evropës Juglindore me rastin e përfundimit të mandatit njëvjeçar të Bullgarisë si Kryesuese e radhës e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) /1 korrik 2015- 30 qershor 2016/, motoja e së cilës ishte “SEECP - 20 vite kyçi i bashkëpunimit regjional”. Ky proces ishte iniciuar pikërisht nga Bullgaria në vitin 1996.

Filozofia e Kryesisë bullgare udhëhiqej nga vizioni largpamës se stabiliteti, paqja dhe zhvillimi i rajonit janë të mundshme përmes thellimit më kategorik dhe të pakthyeshëm të demokracisë. Pikërisht për këtë është e nevojshme që të mbështeten reformat e rënda në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Koha.net. Vendet e rajonit duhet të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë unike, për shkak se sfidat aktuale para tyre kërkojnë koordinim, veprime dhe zgjidhje të përbashkëta.

Përzgjedhja e prioriteteve të Kryesisë bullgare (migracioni dhe përballimi i fluksit të refugjatëve, liria e medieve dhe e fjalës, zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukture dhe energjetike) janë shprehje konkrete e synimit të përafrohet agjenda evropiane me Ballkanin perëndimor dhe rajonin e Evropës Juglindore në tërësi.
Një vëmendje e posaçme në kohën e Kryesisë i ishte kushtuar migracionit dhe fluksit të refugjatëve, që kërkojnë bashkëpunim më aktiv dhe veprime të përbashkëta. Me këtë qëllim në kohën e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme gjatë muajit shkurt të këtij viti në Sofje, me iniciativën e ministrit të jashtëm bullgar u miratua Deklarata e përbashkët për përballimin e sfidave, që rrjedhin nga flukset e migracionit.

Faktorët që do të çojnë në ulje të çmimeve të burimeve energjetike, gjë që është në interes të konsumatorëve janë konkurrenca dhe diversifikimi i tyre. Infrastruktura e transportit nga ana e saj është vendimtare si për zhvillimin ekonomik, kështu edhe për kontakteve midis njerëzve nga rajoni. Por për arritjen e kësaj janë të nevojshëm pragmatizëm, vullnet unik dhe veprime të përbashkëta të të gjitha shteteve.

Më 31 maj të vitit 2016 do të zhvillohet takimi i ministrave të jashtëm në të cilin Evropën Juglindore. Mikpritës i takimit do të jetë ministri bullgar i punëve të jashtme Daniel Mitov, ndërsa ndër pjesëmarrësit në forum do të jenë Ministrat te Punëve te Jashtme Nikolaus Kotzias, Miro Kovaç, Igor Cernadak, Llazar Komanesku dhe Nikolla Poposki

Gjatë takimit të udhëheqësve shtetëror dhe qeveritar më 1 qershor të vitit 2016 në Sofje, Bullgaria do t’ia dorëzojë Kryesinë e SEECP-it Kroacisë, duke mbetur pjesëmarrëse aktive në formatin e “Trojka“.

Pjesëmarrjen e vet e kanë konfirmuar presidentët Bujar Nishani, Nicolae Timofti, Kolinda Grabar-Kitanović, Bakir Izetbegoviq, Filip Vujanović, Hashim Thaçi dhe George Ivanov, Kryeministri Daçian Čološ si dhe Zevendeskryeministrat Karl Erjavec dhe Turgul Turkeş

Pjesëmarrjen e vet e kanë konfirmuar gjithashtu Sekretari i Pergjithshem i OSBE-së Lamberto Zanier, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Goran Svilanović si dhe përfaqësues të strukturave evropiane.

Në takimin e nivelit të lartë do të miratohet edhe deklarata jubilare, që pasqyron arritjen e Procesit gjatë dy dekadave të fundit. Në të, vëmendje e posaçme do t’u kushtohet veprimeve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm të rajonit. 

(Kosova Sot)