Ahmeti reagon ashpër ndaj LDK-së dhe PDK-së

  • 31 May 2016 - 12:06
Ahmeti reagon ashpër ndaj LDK-së dhe PDK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shepnd Ahmeti ka reaguar pas lëshimet të sallës së Kuvendit Komunal të Prishtinës nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Ahmeti ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak që i është ndarë nga Komuna e Prishtinës lokacionin e ri të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në qendër të qytetit.

“Pas disa muajve diskutimesh me përfaqësuesit e Republikes së Shqipërisë u dakorduam për lokacionin e ri të Ambasades së Republikes së Shqipërisë në qendër të qytetit.
Qe dy javë kam kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit për të proceduar para mbledhjes se përbashket të dy qeverive.
Kur e vërejtem hezimitin e Kryesuesit e kuptova se në vitin 2007 apo 2008 Komuna gjatë udhëheqjes së LDK kishte ndarë këtë lokacion për partinë pra për LDK për ta ndërtuar selinë SHUMEkatëshe të partisë.
Sot LDK e bojkotoi mbledhjen duke thënë se ajo tokë është e tyre. Po ashtu PdK ka bojkotuar seancen duke dalë hapur kundër Shqipërisë për interesa të LDKsë.
Nuk është hera e parë që komuna gjatë viteve te qeverisjes se tyre ka ndarë prona për vetveten, por kjo sot i tejkalon kufijtë e një beteje të cektë politike që po e bëjnë individë të caktuar brenda dhe jashtë kuvendit komunal.
Republika e Kosoves ka Ambasadë në qendër të Tiranes.
Ky veprim i LDK/PDK në KK Prishtina është turp për shtetin tonë. Qoftë në ndërgjegjen e tyre”
, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

(Kosova Sot)