AAK uron Limajn për zgjedhjen e tij kryetar i Nismës

  • 25 June 2016 - 13:57
AAK uron Limajn për zgjedhjen e tij kryetar i Nismës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka uruar zgjedhjen e Fatmir Limajt kryetar të Nismës për Kosovën edhe për një mandat.

Në urime thuhet se zgjedhja e Limajt do të forcoj edhe më shumë partinë dhe do të rikonfirmoj bashkëpunimin e dy partive.

Lexoni urimin e plotë:

AAK uron Nismën për Kuvendin zgjedhor të Partisë dhe zgjedhjen e Fatmir Limajt, kryetar të saj. AAK është e bindur se Kuvendi zgjedhor dhe zgjedhja e organeve drejtuese te Nismas dhe zgjedhja e Zotit Limaj në krye të Nismas për Kosovën, do ta forcojnë edhe më shumë këtë parti si dhe do ta rikonfirmojnë bashkëpunimin ton? ndërpartiak, tashmë të dakorduar edhe si koalicion parazgjedhor.

(Kosova Sot)