Tiranë, panik në pishina, katër të rinj gjakosin punonjësin e stafit

  • 25 June 2016 - 17:13
Tiranë, panik në pishina, katër të rinj gjakosin punonjësin e stafit

Një grup të rinjsh janë përleshur me njëri tjetrin në ambientet e një akuadromi në periferi të Tiranës.

Sipas informacioneve 4 të rinj rreth moshës 21-22 vjeç kanë gjakosur një punonjës të stafit për motive banale.

Ngjarja ka shkaktuar panik te pushuesit pasi e gjithë skena ka ndodhur në sy të fëmijëve që kanë vrapuar ndërsa nënat janë vënë në kërkim të të vegjëlve të tyre, raporton newsbomb.

Askush nuk ka ndërhyrë për të shuar sherrin, derisa 4 agresorët janë larguar vetë pasi kishin lënë të gjakosur punonjësin e stafit.

(Kosova Sot)