Atentati në Stamboll, shkon në 36 numri i viktimave

  • 29 June 2016 - 09:03
Atentati në Stamboll, shkon në 36 numri i viktimave

Një sulm i ngjashëm me atë të Brukselit është regjistruar mbrëmë në aeroportin e Turqisë. Tre persona të armatosur me kallashnikov kanë hapur zjarr rreth orës 22:00 në zonën e kontrolleve të udhëtarëve në aeroportin “Ataturk”. Sulmi ka shkaktuar 36 të vdekur dhe 147 të plagosur. Pak pas sulmit, tre atentatorët hodhën veten në erë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë.

Sipas policisë turke, kanë qenë 7 atentatorë, 3 prej të cilëve janë arratisur, ndërsa 1 është arrestuar. Të dhënat e para të dala nga hetimet flasin për një sulm të mundshëm xhihadist.

Dëshmitarët thanë se kanë qenë tre shpërthimet që janë dëgjuar menjëherë pas sulmit. Për rreth dy orë, në aeroport ka mbretëruar kaosi.

Bilanci i viktimave mund të rritet. Burime spitalore thanë se 6 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

(Kosova Sot)