AAK fton deputetët të kundërshtojnë demarkacionin

  • 01 July 2016 - 14:37
AAK fton deputetët të kundërshtojnë demarkacionin

Përmes një komunikate për medie Grupi Parlamentar i AAK-së ka bërë thirrje deputetëve që të kundërshtojnë demarkacionin​ me Malin e Zi.

"Të nderuar kolegë deputetë, ju lutem që t'i rezistoni çfarëdo presioni që mundet t'ju vjen për ratifikimin e demarkacionit

Populli i Kosovës ju ka dhënë besimin për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës, andaj me të drejtë ju jeni zëri i tyre, prandaj mos e sakatoni Kosovën për të ruajtur një Komision Qeveritar që po e tkurr territorin e vendit. Nuk ruhen raportet me askënd duke e dëmtuar veten.

Kosova ka dhe do të ketë raporte të mira me fqinjët e saj, por në asnjë variant kjo nuk do të thotë që duhet të jepet territor për fqinjësi të mirë.

Ne nuk po pretendojmë në territoret e humbura para 103 vjetësh, por të ruajmë këtë territor që e kemi.

Grupi Parlamentar i AAK-së, ju bënë thirrje që të kundërshtohet në çfarëdo forme ratifikimi i kësaj marrëveshje që e dëmton Kosovën me mbi 8.8 mijë hektarë tokë.

(Kosova Sot)