Vladimir Putin mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda natës”

  • 24 July 2016 - 12:11
Vladimir Putin mund të shpallë luftë dhe të pushtojë rajonin “brenda natës”

Vladimir Putini mund të jetë në prag të shpalljes së luftës në shkallë të gjerë me NATO-n. Kërcënimi tronditëse vjen pasi NATO dhe forcat ruse po grumbullojnë forcat në shtetet baltike, aktivitete këto që mund të shembin stabilitetin botëror. Aleanca perëndimore ka angazhuar trupa dhe ka dërguar armatime në rajon, derisa Rusia po shton forcat në kufi, përfshirë edhe raketat bërthamore.

Paralajmërimi për këtë rrezik jepet në një raport të shkruar nga gjenerali britanik Richard Shirreff dhe ish-këshilltari i ministrit të Jashtëm të Polonisë, Maciej Olex-Szczytowski. Ata thonë se “Perëndimi keqkupton Rusinë, duke supozuar se ajo do t’ju bindet atyre”.

Dokumenti thotë se Rusia mund të deklarojë luftë “brenda natës” dhe se NATO nuk mund të jetë në gjendje ta ndalojë atë përmes mbrojtjes në baltik në shtetet si Lituania dhe Letonia.

Një mobilizim i shpejtë rus do të kishte “pasoja shkatërruese për Poloninë lindore dhe pasoja fatale për Aleancën”.

Rusia veç ka kryer stërvitje të shumta ushtarake dhe mobilizim masiv. Ndaj, dyshohet për lëvizje të trupave të gatshme për konflikt, që do t’i mundësonte Rusisë të bëhej gati për luftë shumë më shpejtë se NATO-s.

Raporti thotë: “Duke i kthyer këto ushtrime në një operacion kundër një ose disa shteteve baltike, kjo i jep pak ose fare kohë NATO-s”, shkruan telegraf. Raporti me titullin “Armatosje për pengimin”, i bën thirrje Polonisë të shtojë mbrojtjen e saj për të përballur agresionin rus.

Vladimir Putin ka lëshuar tashmë një kërcënim, kur mobilizoi ushtrinë e tij për të ballafaquar forcat amerikane e britanike në baltik. Disa raporte thonë se Rusia është duke u përgatitur për luftë, ndërsa ish-lideri sovjetik Mikhail Gorbachev ka thënë se NATO është në rrezik “sepse praktikisht i ka shpallur luftë Rusisë”.

(Kosova Sot)