Dhjetë suitat më të shtrenjta të hoteleve në botë

  • 24 July 2016 - 19:36
Dhjetë suitat më të shtrenjta të hoteleve në botë

Suita në hotelin "President Wilson" kushton plot 83,200 dollarë për një natë Duket se një numër i madh njerëzish e kanë rehatinë për të pushuar në këto suita luksoze. Me rritjen e numrit të milionerëve në botë po rriten edhe çmimet e hoteleve luksoze, transmeton gazeta Kosova Sot.

Këto shifra janë më të vërtetë marramendëse, megjithatë duket se një numër i madh njerëzish e kanë rehatinë për të pushuar në këto suita luksoze. 

Më poshtë ua kemi sjellë disa nga dhomat më të shtrenjta të hoteleve nëpër botë

Image

Suita mbretërore në Hotelin 'President Wilson'

Suita në katin më të lartë të Hotelit "President Wilson" është më e shtrenjta në botë, me suitën që kushton plot 83,200 dollarë për një natë. Nga kjo suitë e hotelit që gjendet në Gjenevë të Zvicrës mund të shihen Alpet magjepsëse dhe Liqeni i Gjenevës, që kanë inspiruar muzikantë të famshëm për vite të tëra. Natyrisht, pushuesit të cilët e shfrytëzojnë këtë suitë kanë stafin e tyre privat, që përkujdeset që ata të kalojnë sa më mirë. 

Image

Suita 'Shahi Mahal' në 'Raj Palace'

Në Jaipur të Indisë gjendet hoteli luksoz 'Raj Palace', që ofron suita që kushtojnë deri në 60,000 dollarë në natë. Përveç gjashtë dhomave të fjetjes në këtë suitë, mysafirët mund ta shijojnë edhe bibliotekën, teatrin privat, dhomën e astrologjisë dhe stafin privat të kuzhinës. 

Image

Suita presidenciale në 'Grand Hyatt Martinez' në Kanë

Me një çmim prej 51,800 dollarësh për natë, suita presidenciale në këtë hotel luksoz në Kanë është e kompletuar me katër dhoma të fjetjes, dy sauna dhe katër banja, me secilën prej tyre që ka hidroterapi dhe banjë turke. Mysafirët mund ta shijojnë pamjen që e ofron kati i sipërm i hotelit, ku është edhe i vendosur kjo suitë.  

Image

Suita e katit të sipërm në Hotelin 'Four Seasons' në Nju-Jork

Kjo suitë luksoze në Nju-Jork është e pajisur me mure të xhamit në të katër anët dhe ofron pamje të mrekullueshme të qytetit të NjuJorkut. Ndërtimi i hotelit ka kushtuar plot 50 milionë dollarë, derisa çmimi për ta kaluar natën në këtë suitë është 45,000 dollarë. 

Image

Vila mbretërore në 'Grand Resort Lagonissi'

Suita në 'Grand Resort Lagonissi' në Athinë është një vend i mrekullueshëm, që ofron një pamje magjepsëse të Hoteli Egje. Për më tepër, kjo suitë përmban dy dhoma të mëdha gjumi dhe banja luksoze, që ofrojnë qetësi e pushim të mirë- filltë, që, megjithatë, për shumëkënd nuk e arsyeton çmimin. 

Image

Vila 'Sky' në 'Palms Casino Resort'

Kjo suitë në Las Vegas ofron një pamje të mrekullueshme të Rripit të Vegasit. Pjesë e suitës është edhe një banjë me pishinë e rrethuar me xham, dhomë masazhi dhe saunë e thatë. Për më tepër, kjo suitë ofron edhe terrasa private për pushuesit. 

Image

Suita në 'Laucala Island Resort'

Para se të mund të akomodoheni në këtë suitë, në hotelin Laucala Island Resort në Fixhi duhet të kërkoni leje, ndonëse do të paguani 40,000 dollarë në natë. Ky, në fakt, është njëri nga hotelet më luksoze në botë, që, përkundër faktit që gjendet në Fixhi, e arsyeton çmimin. 

Image

Suita 'Royal Plaza' në 'Plaza Hotel'

'Plaza Hotel' në Nju-Jork është suita në të cilën është xhiruar një pjesë e filmit 'Home Alone 2: Lost in New York' dhe dhoma që mund të shihet në këtë film është pak më pak luksoze sesa ajo që mund ta merrni nëse vendosni ta kaloni natën në këtë hotel. Megjithatë, për suitën e shtrenjtë, që njihet si Suita 'Royal Plaza', duhet t'i paguani plot 30,000 dollarë. 

 

Image

Suita presidenciale në 'Ritz-Carlton' në Tokio

Për 25,000 dollarë në natë ju mund ta shijoni ndjesinë e këndshme që ofron suita më e shtrenjtë në Japoni, ajo në Hotelin 'Ritz-Carlton' në Tokio. Suita gjenden në katin e 53- të të ndërtesës më të lartë në qytet, duke ofruar kështu një pamje magjepsëse. 

Image

Suita mbretërore në 'Burj Al Arab'

Suita më e shtrenjtë në Hotelin 'Burj Al Arab' është suita mbretërore, që e bën çdo pushues të ndihet si një mbret i vërtetë. Kjo për faktin që në këtë çmim është e përfshirë pothuajse çdo gjë që i bie ndërmend njeriut, në kombinim me pamjen mbresëlënëse që ofrohet nga kjo suitë hoteli. Megjithatë, në këmbim të kësaj eksperience të interesuarit do të duhet t'i paguajnë 22,900 dollarë. 

(Kosova Sot)