Vetëm 1.5 për qind e ushtrisë mori pjesë në puçin e shtetit në Turqi

  • 27 July 2016 - 14:59
Vetëm 1.5 për qind e ushtrisë mori pjesë në puçin e shtetit në Turqi

Ushtria e Turqisë ka komunikuar sot se në tentimin për grushtin e shtetit kanë marrë pjesë 8.651 ushtarakë, që përfaqësojnë 1.5 për qind të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Forcave të Armatosura të Turqisë.

Përmes një komunikate për mediat, lëshuar nga ushtria turke, thuhet se ushtarët ishin “terroristë të rrjetit” të udhëhequr nga Fetullah Gylen, liderit fetar mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, raporton “Reuters”.

Në këtë komunikatë, theksohet se pjesa e ushtrisë që tentoi grushtin e shtetit natën e 15 korrikut, ka përdorur gjithsej 35 aeroplanë, 24 aeroplanë luftarakë dhe 37 helikopterë. Gjithashtu, për grushtin e shtetit janë përdorur 37 tanke dhe 246 makina të blinduara.

Gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, të paktën 246 njerëz janë vrarë, ndërsa mbi 2.000 persona janë lënduar.

(Kosova Sot)