Vjehri hap konak në Shkup për dhëndrin dhe nipin që u vranë gjatë puçit në Stamboll

  • 27 July 2016 - 17:09
Vjehri hap konak në Shkup për dhëndrin dhe nipin që u vranë gjatë puçit në Stamboll

ë Shkup është hapur konak për ngushëllime për Erol Olçak dhe të birin e tij Abdullah Tayyip Olçak, të cilët humbën jetën gjatë tentativës për grusht shteti në Turqi, sipas (AA).

Ngushëllimet e të afërmve në konakun e hapur në Shkup për dhëndrin nga Maqedonia Erol Olçak dhe të birin e tij Abdullah Tayyip, të cilët humbën jetën kur ushtarët hapën zjarr ndaj qytetarëve në urën e Bosforit, ku kishin shkuar në shenjë reagimi kundër tentativës për puç nga FETO, i pranoi vjehrri i Erol Olçakut.

Një nga vizitorët e konakut ishte edhe Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendi.

(Kosova Sot)