Dobësitë po përcillen nga viti në vit

  • 29 July 2016 - 19:15
Dobësitë po përcillen nga viti në vit

Procedura e prokurimit publik, në Kosovë, ka filluar të aplikohet viteve të fundit si formë e eliminimit të keqpërdorimeve financiare. Si praktikë që zbatohet në të gjitha vendet e civilizuara demokratike, atë, në Kosovë, e kanë instaluar ndërkombëtarët, të bindur se në këtë mënyrë evitohen njëanshmëritë, parregullsitë dhe korrupsioni, shkruan Gazeta Kosova Sot.

Mirëpo, mu ata, ndërkombëtarët, tash, sa herë që e bëjnë analizën e funksionimit të institucioneve demokratike kosovare, gati vazhdimisht më së shumti vërejtje bëjnë mu në funksionimin e sistemit të prokurimit publik. Sipas këtyre vlerësimeve, ka dalë se funksionimi i zyrave të prokurimit, si në nivelin qendror ashtu edhe në atë komunal, është gati krejtësisht i kundërt me atë që është paramenduar. Vazhdimisht, nga viti në vit, përsëriten vërejtjet se mu aty është zanafilla e problemeve në realizimin jo të suksesshëm të projekteve të ndryshme, për shkak të vlerësimeve joprofesionale, njëanshmërive dhe dyshimeve për korrupsion.

Ankohen kompanitë gjakovare

Ankohen kompanitë gjakovare Në këtë aspekt, nuk bën përjashtim as zyra e prokurimit në Komunën e Gjakovës. Raporti i fundit të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) për vitin 2015, e konfirmon këtë, pasi, në këtë raport, shumë vërejtje janë bërë mu në punën e kësaj zyre. Kohë më parë, një numër i afaristëve gjakovarë patën thënë se janë fare të rralla kompanitë gjakovare që fitojnë tender nga kjo zyrë. Në arsyetimin për këtë ankesë, zyrtarët e zyrës janë përgjigjur se ata nuk i shikojnë kompanitë konkurruese sipas përkatësisë territoriale, por duke e zbatuar ligjin, analizojnë vetëm kushtet që firojnë ato. Sejo gjithnjë respektohet ligji në këtë zyrë, e thotë në raportin e vet edhe ZAP-i. "Ekziston dukuria e zbatimit të vazhdueshëm të llojit të procedurave me kuotim çmimesh dhe vlera minimale. Prej 187 procedurave të kryera, në 116 raste, ose 62%, është përdorur kjo formë e kuotimit. Janë hasur raste kur Operatori Ekonomik është paguar nga dy herë për të njëjtën punë. Këto raste tregojnë për dobësi serioze dhe të vazhdueshme në prokurim, të cilat kanë shkaktuar humbje financiare për komunën. Prania e dukurive të tilla dëmtojnë transparencën, eliminojnë konkurrencën dhe vënë në pikëpyetje cilësinë e shërbimeve. Paramasat jokorrekte sjellin shpenzime shtesë dhe vonesa në realizim, prandaj kryetarja duhet të kërkojë përgjegjësi nga personat që kanë lejuar lëshimet dhe humbjet e mësipërme financiare. Zyra e prokurimit duhet të shtojë kujdes në përcaktimin e pozicioneve dhe gabimet e tilla të mos përsëriten", thuhet mes të tjerash në raportin e ZAP-it.

Vërejtjet po përsëriten, masat po mungojnë 

"Diçka nuk është në rregull me zyrën e prokurimit. Sivjet nuk është hera e parë që bëhen vërejtje në këtë zyrë, por vërejtjet po përsëriten nga viti në vit. Kujtoj se është momenti i fundit që të merren masa që këto lëshime të mos përsëritën", ka thënë këshilltari komunal, Luan Shllaku, me konstatimin e të cilit janë pajtuar edhe këshilltarët e tjerë si Saranda Hyseni, Anton Shala, Dervish Tahiri, Augustin Shala e të tjerë. Ndërkaq, sa i përket ndërmarrjes së përmendur të masave, këshilltari komunal, Mark Komani, shkon edhe një hap më tej. "Pas të gjitha këtyre vërejtjeve serioze që ka bërë ZAP-i në punën e drejtorive komunale dhe të zyrës së prokurimit, personalisht kam pritur veprime konkrete, që nënkuptojnë ndryshime, por po shihet se këto as që janë në plan të bëhen", ka thënë Komani, të cilin e ka mbështetur edhe Ilir Beqiri. "Drejtorët dhe udhëheqësit e zyrave komunale nuk janë të pazëvendësueshëm, prandaj pres që kryetarja e komunës të ndërmarrë hapa në këtë drejtim, sepse ndryshe vitin tjetër mund të presim raport akoma më kritik", ka thënë Beqiri. Kryetarja e komunës, KusariLila, thotë se nuk ka qëndruar duarkryq. "Sa i përket zyrës së prokurimit, duhet thënë se për shkak të raportit të Agjencisë Kundër Korrupsion për konflikt interesi me rastin e lidhjes së një kontrate, janë suspenduar përkohësisht 4 zyrtarë të kësaj zyre, njëri prej të cilëve, në atë kohë, ka qenë u.d. i shefit të zyrës", ka thënë Kusari-Lila. Këtë veprim të kryetares, opozita e quan farsë! "Punonjësit e zyrës së prokurimit nuk duhet të akuzohen, sepse dihet publikisht se ata punojnë sipas urdhrave të shefave. Prandaj, nuk është në rregull që të merren masa ndaj "të vegjëlve", e të shpëtojnë pa therë në këmbë, 'të mëdhenjtë', ata që vendosin", ka thënë këshilltari Pjetër NdouVërejtjet po përsëriten, masat po mungojnë.

(Kosova Sot)