Skeda, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali nga tërmeti shkatërrues (Foto)

  • 24 August 2016 - 21:30
Skeda, kush është shqiptari që humbi jetën në Itali nga tërmeti shkatërrues (Foto)

Erjon Toro është shqiptari që ka humbur jetën nga tërmeti shkatërrues në Italinë Qëndrore. 

  Viktima banonte në Amatriçe, një nga zonat që u prek më shumë nga lëkundjet sizmike dhe ku dëmet janë më të mëdha.

Viktima është me origjinë nga fshati Kurjan i Roskovecit. Prej 15 vitesh Erjon Toro jetonte në emigracion, në Itali. Ai ishte baba i tre fëmijëve.

Nga tërmeti në shtetin fqinj kanë humbur jetën 120 persona dhe qindra të tjerë janë plagosur.

Grupet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të gjetur të tjerë të mbijetuar nën rrënojat e shtëpive të shembura.

(Kosova Sot)