Mediat: Menaxheri i ri i Trumpit ishte akuzuar për dhunën në familje

  • 26 August 2016 - 18:52
Mediat: Menaxheri i ri i Trumpit ishte akuzuar për dhunën në familje

Mediat e New Yorkut njoftuan sot se menaxheri i sapoemëruar i fushatës së kandidatit republikan, Donald Trump për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Steve Benon më 1996 u akuzua për dhunën në familje.

Sipas New York Post dhe New York Times, rasti kundër tij ishte mbyllur, pasi gruaja e tij nuk kishte dëshmuar më kundër tij.

Ky zbulim mund të bëjë të vështirë përpjekje e Trumpit për të fituar, shkruan AFP. 

(Kosova Sot)