Grupi mbështetës i ISIS, liron militantë gjatë bastisjes në burgje

  • 28 August 2016 - 10:04
Grupi mbështetës i ISIS, liron militantë gjatë bastisjes në burgje

Ekstremistët myslimanë në Filipine të cilët mbështesin të ashtuquajturin Shtetin Islamik (IS) kanë liruar të paktën tetë militantë tjerë gjatë një arratisjeje të dhunshme.

Policia tha se të paktën 20 luftëtarë nga grupi MAUTE sulmuan burgun Lanao del Sur qytet jugor ky i Marawit, duke çarmatosur rojet dhe vjedhjen e pushkëve.

Militantët ishin arrestuar javën e kaluar, pasi autoritetet kapën ata gjatë transportimit të disa mortajave në shtëpi.

Të paktën 15 të burgosur të tjerë u arratisën së bashku me ekstremistët.

(Kosova Sot)