Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret “Allahu Akbar” dhe theri dy të moshuar

  • 28 August 2016 - 14:33
Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret “Allahu Akbar” dhe theri dy të moshuar

Një 26 vjeçar i pastrehë, i droguar, thërret “Allahu Akbar” dhe theri dy të moshuar. Një grua 66 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 57 vjeçar. Sulmi ndodhi në një festival të muzikës në Gjermani.

Gruaja 66 vjeçare po lufton për jetë pasi një 26 vjeçar kishte therur atë dhe bashkëshortin e saj 57 vjeçar në një festival të muzikës në Gjermani. Pas sulmit thuhet se sulmuesi kishte thirrur “Allahu Akber”, shkruan DailyStar.

Mirëpo, policia thotë se sulmuesi 26 vjeçar është i pastrehë dhe i droguar, por nuk përjashton mundësinë se sulmi është kryer për “motive politike”.

Sulmuesi është arrestuar nga policia në Oberhausen. Sulmi ndodhi afër stadiumit Niederrhein të Gjermanisë rreth orës 7 në mbrëmje.

Policia ka thënë se sulmuesi ishte nga qyteti Duisburg në Gjermani.

(Kosova Sot)